Flash

HAMAS: Ndalim luftën e dorëzojmë armët nëse kthehemi në kufijtë e 1967

Lapsi.al 25 April 2024
HAMAS: Ndalim luftën e dorëzojmë armët nëse kthehemi

Hamasi është i gatshëm të ndalojë luftën me Izraelin nëse krijohet një shtet i pavarur palestinez në kufijtë e para vitit 1967. Kështu ka deklaruar zyrtari i lartë politik i Hamasit, Khalil al-Hayya, në një intervistë për Assosiated Press. Zyrtari i Hamasit bëri të ditur se grupi militant është gati të dorëzojë armët dhe të kthehet në parti politike.

“Gjithë përvojat e njerëzve që luftuan kundër pushtuesit, kur u bënë të pavarur dhe fituan të drejtat dhe shtetin e tyre u transformuan. Çfarë kanë bërë këto forca? Ato janë kthyer në parti politike dhe forcat e tyre luftarake mbrojtëse janë kthyer në ushtri kombëtare”.

Megjithatë, Izraeli nuk ka gjasa ta marrë në konsideratë një skenar të tillë. Ai është zotuar të shtypë Hamasin pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit që shkaktuan luftën dhe lidershipi i saj aktual është me vendosmëri kundër krijimit të një shteti palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Al-Hayya, i cili përfaqësonte Hamasin në negociatat për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve, përdori një ton që ndonjëherë ishte provokues dhe herë të tjera pajtuese.

Duke folur për AP në Stamboll, ai tha se Hamasi dëshiron t'i bashkohet Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të udhëhequr nga fraksioni rival Fatah, për të formuar një qeveri të unifikuar për Gazën dhe Bregun Perëndimor. Ai tha se Hamasi do të pranonte "një shtet plotësisht sovran palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në përputhje me rezolutat ndërkombëtare" përgjatë kufijve të Izraelit të para vitit 1967.

Lufta në Gaza është zvarritur për gati shtatë muaj dhe negociatat për armëpushim kanë ngecur. Izraeli po përgatitet për një ofensivë në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë ikur.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI