Flash

Gazetari që ka "xhindosur" Ramën tregon historinë e rëndë: I shpëtova jetën shqiptarit që ishte paguar për të më vrarë (VIDEO)

Lapsi.al 25 April 2024
Gazetari që ka "xhindosur" Ramën tregon historinë e
Gazetari Sigfrido Ranucci dhe drejtuesi i emisionit Report, ka ndarë ditën e djeshme një histori personale sesi i ka shpëtuar jetën një shqiptari që ishte paguar për ta vrarë. Në RAI 1, Ranucci tregoi se ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, kur pranë shtëpisë së tij ndodhi një përplasje e fortë dhe një motoristi i ishte thyer nofulla. Ai theksoi se iriut kishte prerë arterien femorale, e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja. Video është publikuar nga gazetarja Beti Njuma në faqen e saj në Instagram.  “Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, tha ai.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Beti Njuma (@betinjuma)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI