Flash

Berisha: Protestat tek bashkia e Tiranës nuk do të ndalen

Lapsi.al 25 April 2024
Berisha: Protestat tek bashkia e Tiranës nuk do të ndalen

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha një ditë para protestës që do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës,iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen. Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se siç fituan betejën në Parlament, të njëjtën gjë do të bëjnë dhe me Bashkinë e Tiranës.

"Të gjitha këto. Erion Veliaj që ju vjedh. Policia e Ballës që merret me të vjedhurin. Skapi i partisë që amniston Veliajn dhe nuk guxon të mos ja përmendur një herë emrin. Janë të gjitha konfirmime se misioni ynë është i shenjtë. Se beteja jonë është shpresa e vetme e shqiptarëve, se beteja jonë është betejë për çlirimin e Shqipërisë. Ndaj të premten në ora 11:00. Para Bashkisë. Qytetare dhe qytetar të Tiranës.

Koha ka ardhur që ti përgjigjeni kësaj thirrje nga shpirti dhe zemra secili nga ju. Kjo nuk është për Sali Berishën. Kjo nuk është për Partinë Demokratike. Kjo nuk është për opozitën. Kjo betejë është për parat e vjedhura tuajat 100%. Kjo betejë është dinjitetin tuaj. Kjo betejë është kundra grabitjes suaj. Kjo betejë është kundra shpopullimit. Kjo betejë është për zgjedhje të lira.

Kjo betejë është për demokracinë. Kjo betejë është mision epokal për shpëtimin e Shqipërisë. Ftoj opozitarët, ftoj çdo qytetar, çdo aktivisht, çdo intelektual që e ndjen se ndaj tij, ndaj komunitetit dhe ndaj kombit po bëhen padrejtësi të mëdha, të bashkohen me ne nesër në ora 11:00 për ti dhënë përgjigjen që meriton kryehajdutit të kryeqytetit të Shqipërisë. Garantoj ata dhe mbarë opozitarën. Se siç fituam betejën në parlament, ashtu do ta fitojmë edhe betejën e Bashkisë së Tiranës.

Sepse nuk tërhiqemi. Nuk trembemi. Nuk kompleksohemi. Këtë të premte. Më të bashkuar. Më të fortë. Më të guximshëm. Më të vendosur. Dhëmbë për dhëmbë! Rreth bashkisë, pas bashkisë, pas Erion Velisë, rradhën e ka Rama. Erion Veliaj, populli të ka rrethuar, dorëzohu se përndryshe do të shohësh mjerim. Shqipërinë do ta shpëtojmë, bashkinë hajdutëve nuk ua lëmë. Rroftë Partia Demokratike, e cila si 33 vite më parë, është gjithmonë e para që lufton për shpëtimin e Shqipërisë" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI