Flash

Rama sqaron akuzat për Agaçin: Avokatët, kriminela mbrojnë jo njerëz të ndershëm

Lapsi.al 24 April 2024
Rama sqaron akuzat për Agaçin: Avokatët, kriminela mbrojnë

Kryeminstri Edi Rama duke zgjedhur vetë një televizion pranë qeverisë sëtij, u shpreh se në emisionin e RAI 3 u thanë shumë gënjeshtra që dëmtojnë Shqipërinë. Duke folur në Report Tv, Rama sa i përket akuzave se Ëngjëll Agaçi ka mbrojtur trafikantë dhe kriminelë, tha se në një sistem demokratik, avokatët nuk mbrojnë shenjtorët. Po ashtu theksoi se vendi ynë është goditur nga italianët, por me ndihmën e dhënë nga shqiptarët në Tiranë.

Pjesë nga Intervista:

Pyetja: Ju keni komunikuar për drejtorin e RAI. Mund të zbulojmë ndonjë detaj, si e priti telefonatën tuaj?

Rama: Natyrisht se nuk kisha se me kë komunikoja tjetër dhe nga ana tjetër nuk komunikova me drejtorin e RAI 3 për t’iu ankuar për ndonjë gjë që është punë e gazetarëve por për ti bërë me dije se një skandal i madh deuntologjik dhe etik ka ndodhur pasi përmes ekranit ju është përcjellë të gjithë atyre që e kanë ndjekur në Shqipëri dhe Itali një gënjeshtër e pafalshme për burimet e informacionit. Kanë pasur në dorë përgjigjet e dhëna dhe nuk kanë publikuar asnjë nga këto dhe kanë thënë që nuk janë përgjigjur. Ky është kulmi. E vetmja gjë ka qenë kjo dhe absolutisht asgjë tjetër.

Pyetje: Pse Ëngjëll Agaçi është vënë target i këtij sulmi sipas jush?

Rama: Është shumë e qartë që sulmi nuk do kishte ndodhur po të mos bëhej fjalë për një barrikadim politik në Itali midis të majtës dhe të djathtës në prag të zgjedhjes dhe goditja për paktin e bërë mes Italisë dhe Shqipërisë, është një goditje për qeverinë italiane dhe jo shqiptare. Por tendenca për ta futur Shqipërinë aty si dëm kolateral dhe për ta lënë të kuptohet që ja me kë kanë bërë marrëveshje, me një qeveri ku ky ka qenë avokat i trafikantëve. Ndërkohë që unë nuk di që avokatët në një sistem të së drejtës mbrojnë shenjtorët. Sistemi i së drejtës në demokraci e ka figurën e avokatit për të mbrojtur këdo dhe një avokat penalist nuk është dot kurrë i dënueshëm pse kryen një detyrë ndaj sistemit demokratik se përndryshe kthehemi në Shqipërinë e Enver Hoxhës ku figura e avokatit u dogj si shtrigat në mesjetë dhe u zhduk nga kushtetuta. Janë thënë gjëra të tjera të rënda, gënjeshtra, po nuk po i hyj këtyre. Shqipëria është goditur me duart e italianëve, por me mallin e dhënë nga shqiptarët këtu në Tiranë. Nga po ata shqiptarë që sa herë iu jepet mundësia në çdo hapësirë që krijohet kudo në botë, e bëjnë me paskrupullësinë dhe me një ndjenjë armiqësie ndaj vendit e cila projektohet si armiqësi ndaj meje dhe ndaj qeverisë. Kjo është ajo që ndjek Shqipërinë si mallkim.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI