Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Llogaritë politike/ Si po e përdor Micotakis burgosjen e Belerit

Lapsi.al 24 April 2024
Llogaritë politike/ Si po e përdor Micotakis burgosjen e Belerit

Partia në pushtet në Greqi ka bërë një zgjedhje veçanërisht të diskutueshme për të kandiduar në zgjedhjet evropiane të qershorit Fredi Belerin, kryebashkiakun e burgosur të Himarës në rivierën shqiptare.

Burgosja e Belerit është një çështje e famshme në Greqi. Jo vetëm sepse ai është një grek i deklaruar, por edhe sepse tensionet midis Athinës dhe Tiranës tani kërcënojnë të pengojnë përpjekjet e Shqipërisë për t'u bashkuar me BE.

Për grekët, Beleri është viktimë e akuzave të sajuara politike, ndërsa për shqiptarët është një figurë kërcënuese, e lidhur me një sulm të armatosur nga minoriteti etnik grek. Ai u konsiderohet gjerësisht një prej kundërshtarëve kyçë të qeverisë shqiptare në përplasjen për sekuestrimin e pronave që u përkisnin grekëve etnikë rreth Himarës.

Për partinë konservatore Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis u desh një llogaritje delikate politike që të zgjidhej Beleri si kandidat në votimet e Parlamentit Evropian.

Duke mbështetur një grek të burgosur, Demokracia e Re mund të shpalosë kredencialet e saj patriotike dhe t'i kundërpërgjigjet mbështetjes në rritje për partitë e ekstremit të djathtë, duke përfshirë këtu nacionalistët e "Zgjidhjes greke" dhe partinë ultra-ortodokse "Fitorja".

“Kandidatura e Belerit ka një simbolikë shumë të fortë. Të gjithë ata që janë vërtetë të interesuar – jo vetëm me fjalë – për të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri, e kuptojnë atë”, tha Mitsotakis të enjten, në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Nga ana tjetër, zgjedhja e një njeriu me një të kaluar të errët, i cili po vuan një dënim prej dy vitesh burg për blerje votash, ka rreziqet e saj. Së pari, ringjall pakënaqësitë me Tiranën dhe i mërzit mbështetësit e zgjerimit të BE-së, të cilët argumentojnë se Demokracia e Re po e helmon procesin duke ngritur një mosmarrëveshje dypalëshe mbi sundimin e ligjit në një nivel evropian.

Duke qenë se vendet greke të Parlamentin Europian shkojnë për kandidatët që marrin më shumë vota, janë të gjitha shanset që Beleri, i cili u dënua me dy vjet burg në mars, të fitojë një vend si eurodeputet. Dhe Demokracia e Re pritet të dominojë në procesin e qershorit.

Ministria e Jashtme e Greqisë ishte më e kujdesshme për të bërë politikë me Belerin dhe shprehu "rezerva të forta" për kandidaturën e tij, thanë disa zyrtarë për POLITICO.

“Vendimi për kandidaturën e Belerit duhej të peshonte në njërën anë, përfitimin elektoral për partinë në pushtet dhe mbështetjen e të djathtës patriotike brenda Partisë Demokracia e Re dhe në anën tjetër qëndrimin kundër marrëdhënieve me Shqipërinë dhe shumicën e partnerëve evropianë të Greqisë" tha Loukas Tsoukalis, profesor në Sciences Po, Paris.

“Vendimi i marrë nga kryeministri grek tregon se peshorja më në fund u anua në favor të grupit të parë” shtoi ai.

Historia e shkuar

Beleri u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të kaluar.

Ai u arrestua vetëm dy ditë më parë, ndërsa dyshohet se kishte ofruar 40,000 lekë shqiptare (390 dollarë në atë kohë) për të blerë tetë vota.

Në fund, Beleri mundi me 19 vota kandidatin socialist Jorgo Goro. Ai nuk mundi të betohet gjatë kohës që ishte në arrest.

Mbështetësit e tij këmbëngulin se ai është viktimë e një kurthi politik të ngritur nga socialistët e kryeministrit Edi Rama. Është një nocion që vetë Rama e ka hedhur poshtë si “delusional”.

Beleri proteston për pafajësinë e tij. “Me precedentë të rremë penalë, pa prova, pa dëshmitarë të tjerë, përveç njërit që u mor ryshfet nga policia, me një gjyqtar të ‘emëruar’, në një kafaz xhami pa komunikim me avokatin tim, gjykata shqiptare më dënoi sot me dy vjet burg”, tha ai në një deklaratë.

Athina i ka bërë presion Tiranës për lirimin e tij dhe për betimin e tij, por deri tani pa rezultat.

Dyshimet e Shqipërisë për Belerin shkojnë pas në kohë, shpesh duke pohuar se ai ishte i përfshirë në një rrjet terrorist militant shovinist. Në vitin 1995 - një vit pas sulmit ku u vranë dy ushtarë shqiptarë - ai u arrestua dhe u dënua në Greqi me tre vjet me kusht për bashkëpunim për armëmbajtje.

Përfshirja e tij në këto aktivitete është hetuar vazhdimisht nga drejtësia shqiptare – në 1994, 2005 dhe 2015 – por pa u gjetur prova. Beleri solli provat e tij, duke përfshirë edhe pasaportën e tij të vulosur, që tregonte se ai ishte në Qipro kur ndodhi sulmi i vitit 1994.

Ndërkohë në muajin prill u arrestua edhe Jorgo Goro, kryebashkiaku i Himarës, me akuzën e korrupsionit. Ai ishte akuzuar nga Beleri për falsifikim dokumentash për të marrë tokë qeveritare dhe për të krijuar një resort. Kryetare bashkie në detyrë është emëruar Blerina Bala nga grupi i këshilltarëve socialistë.

Përçarje me aleatët e BE-së

Greqia argumenton se rasti i Belerit duhet të shihet si një shqetësim evropian dhe jo një çështje dypalëshe, pasi ai përfaqëson një shqetësim për sundimin e ligjit në një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Athina gjithashtu këmbëngul se rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të respektojë pakicën greke.

Çështja tensionoi marrëdhëniet e Greqisë me disa nga aleatët e saj në BE, veçanërisht me Berlinin, kur kancelari gjerman Olaf Scholz foli publikisht në favor të kandidaturës së Shqipërisë në BE, pavarësisht kundërshtimeve të Athinës.

Në nëntor, Greqia paralajmëroi një takim të Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së se ishte gati të bllokonte Shqipërinë nëse nuk respektonte të drejtat e Belerit.

"Për momentin, amerikanët dhe evropianët nuk janë të bindur se çështja Beleri është një çështje demokracie, sundimi i ligjit dhe shkelje të të drejtave të njeriut" shkroi Aggelos Syrigos, asistent profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Panteion dhe deputet i Demokracisë së Re. në një opinion.

Nikos Androulakis, kreu i partisë Socialiste PASOK, tha se strategjia e Demokracisë së Re vështirë se e ndihmoi komunitetin grek në Himarë.

“Minoriteti grek ka nevojë për Belerin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Ky duhet të ishte prioriteti i qeverisë, por agonia e Mitsotakis për të ndaluar humbjen e votave për partitë e krahut të djathtë e bëri atë që t'i trajtonte gjërat në këtë mënyrë, "tha ai.

Marilena Koppa, profesoreshë e politikës krahasuese në Universitetin Panteion, tha se veprimi i Greqisë ishte "populist, oportunist dhe dritëshkurtër"./Politico, Përshtati Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI