Flash

Ç'e shtyu Carlo Bollinon edhe kundër kolegëve të tij italianë?

Lapsi.al 24 April 2024
Ç'e shtyu Carlo Bollinon edhe kundër kolegëve të tij

Mes dy pashaportave të tij, gazetari italo shqiptar, Carlo Bollino ka zgjedhur atë me më tepër leverdi. Ai ka sulmuar ashpër në një editorial të tij emisionin investigativ "Report" të Rai 3, i cili fshikulloi keq qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

Njësoi si kryeministri, ai tregoi me gisht ata gazetarë përtej Adriatikut që kanë shndërruar në zanat baltosjen e Shqipërisë. Njësoj si Rama, ai kërkoi gjilpëran në kashtë, për të gjetur alibi për Engjëll Agaçin. Po deri këtu s' ka asgjë të veçantë. Bollino bëri detyrën e tij.

Lexo më tej:

RAI 3: Ish-avokati i narko-trafikantëve, pas marrëveshjes Rama-Meloni 

Problemi fillon kur ai bën procesin e qëllimeve të personazheve të emisionit. Ai thotë se ish prokurori Mandoi ka qëllime politike për kritikat që bëri. Ja seç shkruan:"Do të më pëlqente të kuptoja mbi të gjitha se përse gazetari italian “harroi” të saktësonte se Mandoi e ka hequr tashmë togën e prokurorit dhe prej dy vitesh është militant aktiv në “Movimento 5 Stelle”, forcë politike e rreshtuar në mënyrë të hapur kundër qeverisë italiane firmosëse e marrëveshjes me Shqipërinë. Pra Mandoi tashmë ka hyrë në politikë dhe flet edhe për qëllime politike pa pasur domosdoshmërisht objektivitetin dhe pavarësinë që duhej të respektonte kur fliste për llogari të Drejtësisë".

Andi Bushati: Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur i’u duhet 

Po me të njëjtën logjikë Bollino zhvlerëson edhe përmbajtjen e emisionit kritik duke thënë se qëllimi i autorëve të tij ishte i frymëzuar politikisht nga opozita italiane që është kundër marëveshkes Rama Meloni. "Unë nuk e besoj se kishte diçka personale në sulmin e njëanshëm të bërë nga programi “Report” kundër imazhit të Shqipërisë apo të qeverisë së saj. Qëllimi ishte vetëm për politikë të brendshme italiane, siç besoj se e kanë kuptuar të gjithë. Duke goditur Edi Ramën (duke lëshuar akuza dhe insinuata ndaj familjarëve të tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe mbi gjendjen në vendin e tij), këtë herë kishte si qëllim të vetëm të goditej kryeministrja Giorgia Meloni e cila me Edi Ramën ka firmosur një marrëveshje mbi emigrantët që nuk i pëlqen as opozitës italiane (një zë mediatik i të cilës është Report), shkruan ai.

Investigimi, rasti Lisi/ Si blehen ndërkombëtarët e Tiranës

Pra sipas Bollinos bashkëatdhetarët e tij italianë ishin në konflikt interesi, kur prodhuan një nga emisionet më fshikulluese ndaj qeverisjes Rama. Por për të mbrojtur të preferuarin e tij, së paku këtë argument italo shqiptari mund ta kishte shmangur. Sepse me të njëjtën logjikë kushdo mund ti kundërpërgjigjej: Po ti që ke marrë pronë me 1 euro nga Edi Rama, a je ne konflikt interesi për të bërë alibinë e tij?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI