Flash

55 persona lënë qelitë e burgut të Drenovës

Lapsi.al 24 April 2024
55 persona lënë qelitë e burgut të Drenovës

Mbi 90 % e të dënuarve me dënim te formës së prerë të cilët vuajnë dënimin në burgun e Drenovës do të përfitojnë nga ligji për Amnistinë.

Nga 140 të burgosur, 55 prej tyre do të lënë sot qelitë e burgut dhe 73 te tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.

Nga Amnistia do të përfitojnë të burgosurit burra të cilëve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit.

Po ashtu, përfitues janë edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç si dhe te burgosurit burra të cilëve deri ne datën e hyrjes ne fuqi te Amnistisë iu ka mbetur pa vuajtur deri në 4 vite.

Ndërkohë 73 te burgosur do të përfitojnë nga ulja e dënimit e cila për të burgosurit burra është 1.5 vite.

Amnistia shtrin efektet vetëm në 5% te veprave penale të parashikuara nga Kodin Penal, të tilla si vjedhje, plagosje me dashje, kalim i paligjshëm kufiri, prodhim dhe trafikim narkotikësh, aksidente, vrasje me dashje dhe vepra të tjera që konsiderohen më të lehta se ato vepra që përjashtohen nga Amnistia.

Ndërkohë IEVP Shënkoll sipas ligjit të amnistisë ka analizuar dosjet dhe ka përcaktuar përfituesit ku përfitojnë disa të dënuar me vendim të formës së prerë të cilët lirohen sot nga IEVP Lezhë dhe një pjesë tjetër të dënuar që ju ulet dënimi por që nuk lirohen. IEVP Lezhë ka marrë masa që të dënuarit që përfitojnë të lenë ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit pas orës 13:00 të drekës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI