Flash

SPAK u komunikon akuzat 3 drejtorëve të Erjon Veliajt

Lapsi.al 23 April 2024
SPAK u komunikon akuzat 3 drejtorëve të Erjon Veliajt

Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat disa prej ish-zyrtarëve të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”. Burime të besueshme konfirmojnë se Mariglen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës iu është komunikuar akuza për veprat penale korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Kjo për shkak të respektimit të afateve për mos parashkrimin veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë për shkak të afateve kohore kur dyshohet të jetë kryer.

Pavarësisht se i ka marrë në hetim për këtë vepër, SPAK është duke vijuar hetimet për aferën 5 D.

Ligji thotë nëse brenda afatit 5-vjeçar nuk iu komunikon akuzën, ajo parashkruhet. SPAK ka vendosur që t’i komunikojë disa nga akuzat në mënyrë të tillë që mos të parashtrohet vepra penale dhe të vijojë hetimet. Ndërkohë, vijojnë hetimet për aferën 5D.

Përgjimet e komunikimeve mes punonjësve të ndryshëm të kompanisë dëshmojnë se pronësia e Qatos dhe Mollës mbi kompaninë ishte një "sekret" që e dinin të gjithë dhe as nuk kishte ndonjë përpjekje shumë të fortë për ta mbajtur të maskuar. Përgjimet e dosjes së SPAK paraqesin gjithashtu një mjedis pune të dominuar nga sherret dhe presioni, punonjës që marrin qetësues për të fjetur gjumë dhe një inspektim të çuditshëm nga ana e Tatimeve, në të cilën inspektorët tatimorë “kishin parë diçka që nuk duhej të shihnin”.

Historiku i suksesit të kompanisë 5D Konstruksion buron sipas SPAK nga pozicioni publik i aksionerëve të fshehtë të saj. Kompania arrinte të fitonte tenderë të panumërt në institucionet e Bashkisë Tiranë, por nuk ishte në gjendje të fitonte tenderë në institucione të tjera publike nën varësi të zyrtarëve të tjerë socialistë.

Hetimi zbuloi gjithashtu se paratë që besohet se iu vodhën shqiptarëve me tenderë të manipuluar u investuan në ndërtim pallatesh. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se pas vitit 2021, kompania nisi ndërtime në pesë objekte, kryesisht pallate banimi dhe një hotel në Durrës.

Në fakt, në lidhje me hotelin në Durrës, kompania u pajis edhe me statusin special të dhënë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, status që i fal kompanisë taksa dhe i ngarkon taksapaguesit me mbulimin e kostove të shërbimeve bazë si ujë, kanalizime, etj..

Hoteli në Durrës sjell në vëmendje kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili, në komunimimet private të punonjëses J.B., përshkruhet si asgjë më pak se njëri prej aksionerëve pas hotelit, i cili rezulton zyrtarisht në emrin e katër personave të tjerë.

“Këtë hotelin po e bëjmë ne,” thotë punonjësja e kompanisë. “Është aks. pronari jon… Lali eri… E kta.” [SIC]

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI