Flash

Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IMT Elbasan

Lapsi.al 23 April 2024
Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IMT Elbasan

38-vjeçari ne inicialet A. M., me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe 50-vjeçari me inicialet B. Q., inspektor, janë shpallur në kërkim pasi gjykata u ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Dyshohet se në muajin prill 2024, ata nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Njoftimi:

DVP Elbasan

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. M., 38 vjeç, me detyrë kryeinspektor në IMT Elbasan dhe B. Q., 50 vjeç, inspektor në IMT Elbasan.

Për këta dy shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Ata dyshohen se në muajin prill 2024, nuk kanë kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje, në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, dhe kanë marrë rryshfet për këtë favorizim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në by-passin e Lushnjes. Mësohet se dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti ti...

16:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI