Flash

"Shko te shokët", Veliaj nxjerr punëtorët e bashkisë të fshijnë parrullat nëpër mure (FOTO)

Lapsi.al 23 April 2024
"Shko te shokët", Veliaj nxjerr punëtorët e

Pasi aktivistët e "Lëvizjes Bashkë" ndërmorën gjatë natës një aksion, duke shkruajtur nëpër mure togfjalëshin " Erion Veliaj shko te shokët", punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për fshehjen e ‘krimit’. Kjo parullë ka sjellë shqetësimin e Erion Veliajt për muret e ndërtesave në Tiranë. Ai ka urdhëruar punonjësit e bashkisë për të pastruar shenjat nga muret, duke i lyer ato. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme, punonjësit e Bashkisë kanë dalë me kovë me bojë dhe me furçë për të fshirë vetëm shkrimet që shqetësojnë Veliajn.

Ky aksion ka ardhur, pas aferës me dosjen 5D të denoncuar nga drejtuesi i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi rreth 1 vit më parë. Afera e dosjes 5D Konstruksion, ka nxjerr hapur se si të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë vjedhur miliona euro nga tenderat e hapura nga Bashkia Tiranë me taksat e qytetarëve.

Nga ky hetim janë vënë në pranga 3 drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, ndërkohë që GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë dhe kryebashkiakun Veliaj. Nën hetim nga SPAK për korrupsion janë dhe 2 drejtoresha të Bashkisë Tiranë Eglantina Zëre dhe Debora Keçi.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI