Flash

Shehaj: Drejtësia ka dy standarde, ka pritshmëri për SPAK

Lapsi.al 23 April 2024
Shehaj: Drejtësia ka dy standarde, ka pritshmëri për SPAK

Deputeti i PD-së Agron Shehaj thotë se ndaj SPAK ka pritshmëri dhe rëndësi ka që ai t’ia dalë në punën e tij.

“Rezultatet e SPAK i shohin të gjithë dhe e përsërisim të gjithë. Të gjithë do të dalin para drejtësisë. Të vjetër, të rinj, pavarësisht kur kanë qeverisur, të gjithë do të dalin para drejtësisë. Por po të shohësh të kokat e mëdha, si vepron me njërën palë, ku kap kokat e mëdha e çfarë bën me palën tjetër, ku kap drejtorët, zv.ministrat apo drejtorët e ministrave e shikon qartë se kemi një problem. Por unë nuk jam për të ngarkuar me përgjegjësi SPAK-un. SPAK do bëjë punën e vet. Pritshmëria është shumë e madhe dhe shpresojmë që t’ia dalë. Por ne jemi politikanë duhet të japim një zgjidhje politike dhe duhet të flasim për thelbin e problemit” – tha Shehaj në studion e Erla Mëhillit në Euroneës Albania.

Ai komentoi edhe debatet për sistemin elektoral dhe lëvizjen e tij politike.

“Keq na vjen se vijnë njerëz e na thonë “Shiko Agron se e kanë provuar të tjerë para teje dhe kanë dështuar”. Po, kanë dështuar. Fakti është fakt. Më pëlqen apo jo mua, kanë dështuar. Dhe arsyeja që kanë dështuar nuk ka qenë sistemi elektoral. Është problem dhe mund të jetë më i mirë, por kemi 30 vjet që flasim për sistemin elektoral. 30 vjet fajin na e kishte sistemi elektoral, merre ndërroje, shtyje, proporcional, mazhoritar, hape, mbylle…” – tha Shehaj që këmbënguli se me rëndëdi është depolitizimi i administratës publike dhe vota e emigrantëve.

“Edhe depolitizimi i administratës zgjedhore, po absolutisht, mirë do ishte të mos ishte monopol i partive politike. Referendumi? Mirë do ishte! Emigrantët të votojnë? Po absolutisht. Është një e drejtë që u takon. Por nuk është thelbi. Por para nesh, ata kanë dështuar sepse nuk kanë garuar në të njëjtat kushte. Sepse ajo që ndikon më shumë nga çdo gjë tjetër, në mënyrë thelbësore dhe në mënyrë përcaktuese janë paratë, që aktorët politikë hedhin në fushatë elektorale.

Të kapim thelbin se nëse nuk kapemi me thelbin lindin dyshimet “Orë ç’kanë këta? Pse nuk i bien thelbit? Pse nuk e thonë fiks: “Cili do jetë problem jonë në zgjedhjet e ardhshme? Juaji dhe i imi?” Që hapësirat mediatike do të zihen. Ky është problemi. Këtu duhet një zgjidhje. Problemi më i madh është financimi i partive politike. Partia Socialiste deklaron se ka harxhuar 1 milion e gjysmë euro, kur në të vërtetë ju e dini shumë mirë, se e shikoni tani sa kushton të mbash një parti, të krijosh një parti, të bësh takime.

Ky është problemi. Ne kemi dy mundësi. Ose e lejojmë të na lënë aty dhe të mos dalim më, se mund të kesh një propozim shumë të mirë, por gënjen veten se mund të thuash “Unë do t’i flas popullit dhe populli më ndjek në rrjetet sociale, këto janë…”. Tani të themi të vërtetën. Mediat tradicionale janë vendimtare. Mediat tradicionale janë vendimtare. Pa prezencë dhe akses ti hidhu përpjetë. Thelbi është paratë. Kapja e ekonomisë” – tha Shehaj. ©LAPSi.al

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në by-passin e Lushnjes. Mësohet se dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti ti...

16:34

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI