Flash

Senati amerikan i jep fund ngërçit: 95 miliardë $ për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Lapsi.al 23 April 2024
Senati amerikan i jep fund ngërçit: 95 miliardë $ për

Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese të martën ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, duke e çuar projekt-ligjin një hap më pranë nënshkrimit pas muajsh vonesash dhe debatesh të brendshme mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.

Projekt-ligji u miratua me një shumicë 80 vota pro dhe 19 kundër, një shumicë komode duke pasur parasysh se nevojiteshin të paktën 60 vota. Hapi i fundit është nënshkrimi nga Presidenti Joe Biden që pritet së shpejti.

Miratimi i ndihmës prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën vjen ndërsa Kievi ka nevojë të jashtëzakonshme për furnizime të reja ushtarake dhe presidenti rus Vladimir Putin ka intensifikuar ofensivën.

Presidenti Biden i tha të hënën homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, se SHBA do të dërgojë furnizimet e mbrojtjes ajrore, sapo të miratohet legjislacioni.

Dhoma e Kongresit miratoi projekt-ligjin të shtunën përmes katër votimesh, duke e dërguar në Senat për miratim përfundimtar.

“Presidenti më ka siguruar se paketa do të miratohet shpejt dhe se do të jetë masive, duke forcuar mbrojtjen tonë ajrore si dhe aftësitë me rreze të gjatë veprimu dhe ato të artilerisë”, tha zoti Zelenskyy në një postim në platformën X.

Në fakt zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni është gati të dërgojë 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë, pjesa më e madhe pas javëve të ardhshme.

Projekt-ligji parashikon gjithashtu 26 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin, si edhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës, si edhe 8 miliardë dollarë për përforcua mbrojtjen ndaj Kinës në Tajvan dhe Indo-Paqësor. /VOA

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në by-passin e Lushnjes. Mësohet se dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti ti...

16:34

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI