Flash

Meta: Iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët, tani drejtohet nga njerëz me karakter

Lapsi.al 23 April 2024
Meta: Iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët, tani drejtohet nga

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me delegatët e Tiranës për Konventën Kombëtare të 27 prillit, u shpreh se me programin e partisë së tij, do t’ua kthejnë paratë shqiptarëve.

Meta tha se të gjithë sytë janë te konventa, ndërsa shtoi se ‘ka ikur koha kur opozita drejtohej nga lulushët. Tani opozita drejtohet nga njerëz me karakter’.

“Rritja ekonomike ka vajtur te oligarkët, te PPP, nuk do të shkojë më atje, do të shkojnë te pensionistët, te nënat dhe gjyshërit tanë. Pse ne popull pa gjak jemi, pa dinjitet, prandaj e nisim për ty atdhe dhe për atdheun bëjmë çdo sakrificë.

Të mbështesim sa më shumë njeri tjetrit, tmerr i madh për ndryshimin që ka ndodhur në rrjete sociale. O burra të gjithë të përmirësohemi të gjithë. Nga rrjetet sociale në organizim. Nga organizimi prapë në rrjete sociale. Do t’ia nxjerrim jashtë loje televizionet këtij tarallakut.

Do t’i zgjidhim të gjitha problemet. Do ua kthejmë paratë shqiptarëve, sic ia kthyen Tiranës parkun Rinia. Ne jemi krenarë që i shërbejmë popullit dhe vendit tonë dhe si asnjëherë më parë Shqipëria i ka sytë te kjo konventë e cila dhe një sekond nuk do të ketë zhvillime pa media. Kush ka mendim ndryshe të vijë atje dhe të flasë para popullit shqiptar. Ka një kandidat më të mirë se Ilir Meta të vijë, mundësisht të hipi në një paralele më të gjatë se ajo që hipi ilir meta. Epo tashi sufllqe nga qielli nuk vijnë më. Ti bëni share asaj që ka thënë Erisa Xhixho, liderët formohet në opozitë. Forca drejt Konventës, Shqipëria po zien, minjtë po dridhen. Të jenë të sigurt se përballë tyre do të jetë një shumicë dërrmuese, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët. Tani opozita drejtohet nga njerëz me karakter”, tha Meta.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në by-passin e Lushnjes. Mësohet se dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti ti...

16:34

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI