Flash

Meta: Dumani duhet të kishte arrestuar Agaçin për aferën e inceneratorëve

Lapsi.al 23 April 2024
Meta: Dumani duhet të kishte arrestuar Agaçin për aferën e

Ilir Meta, nga Shkodra ka deklaruar se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi nga askush, përfshirë edhe SPAK-un.

Meta tha se nuk i druhet arrestimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ndërsa vijoi akuzat ndaj drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.

“Nuk bëj asnjë lloj presioni ndaj askujt. Unë kam mësuar të them të vërtetën, aq më tepër ti druhen arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Engjëll Agaçi që duhej ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve, të Edi Ramës që duhet ta kishte arrestuar prej kohësh, dhe një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetajn kur tha disa të vërteta në mënyrë që të mbyllte gojën, në vend që t’i ofronte marrëveshje bashkëpunimi dhe lehtësira për të treguar të gjitha shkeljet ligjore dhe korrupsionin e bërë nga shefi i tij. Aq më tepër të druhet Ilir Meta nga një prokuror që i merret goja. Mos!”, tha Meta.

Nga Shkodra Meta pati dhe një mesazh për ndërkombëtarët, të cilët sipas tij i janë kundërvënë pas akuzve ndaj SPAK.

"Tani më thoni për ndërkombëtarët. Pse Mc Gonigal nuk ishte ndërkombëtar?! Ca ishte McGonigal? Nga Skrapari ishte. Ndërkombëtar ishte dhe i rëndësishëm shumë. Me ata të SPAK rrinte tërë ditën ai, hartonin plane bashkë. Atje do të shkojnë dhe ata që ishin me McGonigal .Ne jemi me të gjithë ndërkombëtarët me integritet”, tha kreu i PL.

Sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Meta tha se është gati të bëjë koalicion me Sali Berishën, ndonëse ky i fundit është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe që prej dhjetorit të vitit të shkuar ndodhet nën masën “arrest shtëpie”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI