Flash

Gazetari i RAI i përgjigjet Ramës: E vërteta e përgjigjeve që Agaçi na dha me shkrim

Lapsi.al 23 April 2024
Gazetari i RAI i përgjigjet Ramës: E vërteta e përgjigjeve

Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi me fjalët më të ashpra emisionin investigativ “Report” të RAI 3 ku trajtohej marrëeshja mes Shqipërisë dhe Italisë, por edhe aspekte të tjera të lidhjeve të qeverisë me krimin, drejtësisë dhe korrupsionit. Në reagimin e parë që Rama dha për shqiptarja.com tha se kjo ishte “shpifja më skandaloze për Shqipërinë”.

Rama thotë se RAI është një ekran që paguhet nga taksat e italianëve “dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!”. Në këtë reagim të parë dhe në një tjetër më të gjatë të dhënë më pas në një intervistë të gjatë që mori 1/3-ën e edicionit qëndror të lajmeve në Top Channel, Rama u ankua se RAI3 kishte censuruar sekretarin e tij të përgjithshëm Engjëll Agaçi duke mos publikuar përgjigjet e tij të dërguara me shkrim për gazetarin italian Giorgio Mottola.

“Aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet... ka kthyer përgjigjet pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim” – tha Rama në Top Channel.

Këtyre akuzave të Ramës u është përgjigjur drejtuesi i emisionit Report, Sigfrido Ranucci. Në një reagim në profilin e tij në Facebook ai thotë se të dielën e ardhshme do të ketë sërish vëmendje për Shqipërinë. Ranucci thotë se në këtë puntatë do të transmetohen edhe përgjigjet e Agaçit që sipas tij konfirmojnë se ka qenë avokat i narkotrafikantëve.

“Report përgjigjet se Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e protokollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohesha shumë në emër të së vërtetës. Ne do t'i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Emisioni transmetohet çdo të diel në Rai3 në orën 20:55” - shkruan gazetari italian. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Investigimi i Raitre/ Pse e kërcënoi Rama gazetarin italian

Rama “i tërbuar” nga investigimi, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t

Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur iu duhet

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në by-passin e Lushnjes. Mësohet se dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti ti...

16:34

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI