Flash

Gaz Bardhi: Rama sulmon median sepse nuk ia del dot të mbulojë llumin e bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të tij

Lapsi.al 23 April 2024
Gaz Bardhi: Rama sulmon median sepse nuk ia del dot të mbulojë llumin

Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me emisionin “Report” të transmetuar në Rai 3, ku u hodhën akuza mbi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Qëndrimi i Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane “Rai 3” është sjellje tipike e njëriut që ka humbur qetësinë, për shkak se ka humbur betejën me fshehjen e të vërtetën! Cilido që i kapet në afera korruptive dhe kriminale i quan fillimisht “viktima”, ndërkohë ata që e ballafaqojnë përmes fakteve me të vërteta i etiketon si “shpifës skandaloz”. Këtë ka bërë për të mbrojtur Tahirin, Dakon, Ahmetajn, e të gjithë të tjerët me rradhë, që më pas është detyruar t’i lëshojë, duke u shfaqësuar se kanë ngrënë kumbulla pas shpinës së tij.

Rai 3 është një nga mediat më serioze në botë dhe dokumentari i transmetuar nuk ishte as më shumë dhe as më pak një e vërtetë me të cilën ne shqiptarët përballemi çdo ditë, por që Edi Rama bën gjithçka për ta fshehur me propagandë të dalë boje apo me kontroll/presion mafioz mbi mediat në vend. Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar ka përfaqësuesit e tij në institucione dhe qeverisje? Po nëse nuk do t’i kishim, nuk do të detyroheshim të miratonim ligjin më të ashpër për dekriminalizimin e instituvioneve publike, për të pastruar llumin e Edi Ramës në qeverisje dhe institucione.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës është forcuar, është pasuruar me pasuri publike? Po mjafton të shohësh çështjen “Metamorfoza” apo aq pak sa kanë dalë nga përgjimet e SKY ECC për të kuptuar se krimi i organizuar nën qeverisjen e Edi Ramës përfiton tendera, prona publike e deri tek statusi investitor strategjik.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Laboratorin e Kokainës në Xibrakë ka hije të forta dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës dhe se ky ka përdorur të njëjtin automjet me krerët e grupit kriminal të dënuar apo në arrati? Po mjafton të shohësh dosjen e prokurorisë dhe të dhënat e sistemit TIMS dhe rezulton e provuar se bosi i grupit kriminal Genci Xhixha dhe vëllai i Edi Ranës, Olsi Rama, janë në të njëjtën kohë përdorues të narkoautomjetit me targa AA 653 DM.

Nëse nuk ia del dot të pastrosh llumin e bashkëpunëtorëve apo familjarëve të tu, të paktën mos sulmo median, mos baltos punën e tyre. Nuk do jetë e largët dita që edhe për “viktimat” e rradhës siç i quan sot, do mbash një fjalim me frymëmarrje të përshpejtuar, ku t’i shpallësh “kumbullangrënës” pas shpinës tënde! Sepse nuk janë vetëm ata, por ti dhe modeli yt qeverisës në këto 11 vite problemi i vërtetë i qytetarëve shqiptarë.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në by-passin e Lushnjes. Mësohet se dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti ti...

16:34

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI