Flash

Berisha thirrje ambasadorëve: Mos merrni anën e hajdutëve Rama, Veliaj e Dumani

Lapsi.al 23 April 2024
Berisha thirrje ambasadorëve: Mos merrni anën e hajdutëve Rama,

Kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje sot ambasadorëve të huaj në vend që të mos marrin anën e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Ai tha se është e lehtë të vërsulesh me breshëri deklaratash ndaj qytetarëve më të vjedhur në Europë dhe në botë. Berisha shtoi se është e lehtë të mbrosh atë që përdor standarde të dyfishta dhe të trefishta, por faturën e paguajnë shqiptarët. Faturën e paguan Shqipëria.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, në emër tuaj, unë dua t’u shtroj një pyetje ambasadorëve të nderuar, diplomatëve në Tiranë: çfarë do ndodhte në qytetet apo kryeqytetet tuaja, në rast se fondet publike vidheshin 100 përqind? Do tallej drejtësia juaj me këtë krim të shëmtuar? Jo, kurrë! Do flisnin qytetarët tuaj. Prandaj i lini standardet e dyfishta. Shqitparët kanë nevojë për drejtësi. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi. Shqitparët kanë nevojë për drejtësi.

Ju merrni anën e hajdutit Erion Veliaj. Merrni anën e hajdutit Edi Ramës. Merrni anën e kriminelëve si Altin Dumani. Zgjidhje e gabuar. Shqipëria po shkatërrohet nga këta hajdutë! U thoni shqiptarëve çfarë do bënin në vendet tuaja para vjedhjeve të tilla qytetarët? Është e lehtë të vërsulesh me breshëri deklaratash ndaj qytetarëve më të vjedhur në Europë dhe në botë. Është e lehtë të mbrosh atë që përdor standarde të dyfishta dhe të trefishta. Por faturën e paguajnë shqiptarët. Faturën e paguan Shqipëria.

Të këshilluara

Aksident në Lushnje, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në by-passin e Lushnjes. Mësohet se dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat automjeti ti...

16:34

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI