Flash

Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës shqiptaro-italiane

Lapsi.al 22 April 2024
Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës

Karabinierët e Veronës në Itali, gjatë një operacioni të nisur në orët e para të mëngjesit, kanë arrestuar 13 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare, të akuzuar në cilësi të ndryshme, si drejtues të një trafiku të gjerë lëndësh narkotike në bashkitë e Valpolicellës dhe në provincën e Veronës.

Me këtë rast është urdhëruar edhe sekuestrimi parandalues i një restoranti të njohur, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, që besohet se është vend furnizimi dhe shpërndarje për lëndën narkotike.

Hetimet kanë zhvilluar që nga viti 2022 pas zbulimit të disa armëve që çuan në arrestimin në flagrancë të 5 personave. Operacioni është ende në vijim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI