Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Hoxha tregon bisedën me oficerin italian: Vendosëm përgjues për trafikantët, por erdhi ministri në tavolinë!

Lapsi.al 22 April 2024
Hoxha tregon bisedën me oficerin italian: Vendosëm përgjues

Gazetari Artan Hoxha ka treguar një takim me një oficer të Guardia di Finanza, i cili i ka treguar se gjatë ndjekjes së trafikantëve dhe përgjimit të tyre, janë surprizuar kur në tavolinë ka qenë një ministër dhe një politikan. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se oficerët italianë janë shumë prezentë në Shqipëri dhe janë në dijeni për ngjarjet dhe lidhjet e krimit edhe me politikën.

"Një oficer drejtues i Interforce, më kërkon takim nëpërmjet një kolegu që punon për mediat e huaja. Takimin e bëmë në Rogner. Ai kishte ndjekur zonat problematike të kanabisit, nisi për këtë histori dhe në bisedë e sipër, oficeri i Guardia di Finanza, më thotë po ndjekim një organizatë kriminale, kemi dyshime që policia shqiptare nuk e godet dhe ne po e bëjmë vetë.

Në një moment, më nxjerr një foto, pak e zbardhur dhe më thotë nga dyshimet, një lokal në Gjirin e Lalzit, trafikantët takoheshin me pushtetarë të rëndësishëm dhe kishin vendosur përgjues. Përgjuesit i vendosëm për trafikantët, por aty erdhën politikanët shqiptarë. Më thotë, a i identifikon fotot? I thashë duan që kjo gjë që publikohet, që të bëhet zhurmë. Ai e dintë kush ishte, por për çfarë po ma tregonte? Në foto ishin dy trafikantë të rëndësishëm, të dënuar në Itali, i kishte shpëtuar atje sepse kishin ndërhyrë politikanë shqiptarë.

Në tavolinë ishte një ministër dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishëm. I thashë këtë foto po ma jep që ta nxjerr unë? Pra italianët janë shumë prezentë në Shqipëri. Detyra funksionale e tyre është që të skanojnë territorin, të tregojnë dhe të ndihmojnë Shqipërinë. Në rastet kur kemi të bëjmë me organizata që kanë aktivitet shumë të rëndësishëm, të bashkëpunojnë për ti goditur në të gjithë vendin. Italianët thonë nuk i sjellim dot të gjithë informacionet, sepse nuk kemi besim", tha Hoxha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI