Flash

Gazetari italian: Agaçi ka rol qendror brenda qeverisë Rama!

Lapsi.al 22 April 2024
Gazetari italian: Agaçi ka rol qendror brenda qeverisë Rama!

Gazetari italian, Giorgio Mottola, autor i emisionit Report për Shqipërinë ishte i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, ku zbuloi se si u arrit te investigimi që ka grisur imazhin e rremë të qeverisë së Edi Ramës përtej Adriatikut.

“Filloi sigurisht nga protokolli Shqipëri-Itali që na gjeti të befasuar të gjithë në Itali sepse na vuri para faktit të kryer. Papritur zbuluam se Shqipëria dhe Italia kishin nënshkruar një marrëveshje që do të devijonte një pjesë të emigrantëve drejt vendit tuaj. Dhe është një marrëveshje kjo që jo vetëm ka një vlerë për Italinë, por edhe në nivel evropian sepse sikurse e deklaroi PPE gjatë kongresit të fundit, ky model shqiptar, pra modeli i zhvendosjes së emigrantëve në vende të treta, mund të përdoret edhe nga vendet e tjera. Pra jemi përpara një kthese epokale.

Sigurisht kur bëhet një marrëveshje përpiqemi të kuptojmë se cilët janë palët. Nëse nga pala italiane, interesi ishte i qartë, që të prezantoheshin me zgjidhjen e çështjes së emigrimit përpara zgjedhjeve evropiane, pra nëse ishte e kuptueshme nga pala italiane interesi, që në fillim ishte shumë e ndërlikuar për të kuptuar se cili do ishte avantazhi për qeverinë shqiptare. Pra për një vend të bukur, por me shumë probleme.

Kjo gatishmëri për të pritur një numër të konsiderueshëm, prej të paktën 36 mijë emigrantësh, na nxisin për të nisur investigimin për të kuptuar se cili është interesi i qeverisë Rama,” tha ai.

Gazetari italian theksoi se Engjëll Agaçi ka një rol kryesor në këtë marrëveshje, por edhe ka një fuqi të jashtëzakonshme në qeverinë e Ramës.

“Do të thosha që Agaçi ka absolutisht një rol qendror në të gjithë këtë ngjarje. Nuk e them unë këtë, e thotë një eksponent i rëndësishëm i qeverisë së Ramës, Taulant Balla.

Që nga momenti që erdha në Shqipëri, e kuptova se përtej Edi Ramës, kishte një figurë shumë qendrore, që është Engjëll Agaçi. Nisa të bëj investigime për të dhe aty u hap një botë e tërë.

Sepse pastaj zbulova që fuqia dhe pushteti i Agaçit brenda qeverisë Rama ka një rol qendror, sidomos marrëdhëniet e tij me Italinë janë të rrënjosura,” tha gazetari

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI