Flash

Dokumentari i RAI3/ Berisha: Faktoi lidhjet Olsi Ramës dhe Agaçit me krimin

Lapsi.al 22 April 2024
Dokumentari i RAI3/ Berisha: Faktoi lidhjet Olsi Ramës dhe Agaçit me

Dokumentari i RAI 3 për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, por jo vetëm është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në fjalimin e përnatshëm përpara mbështetësve të tij, Berisha e cilësoi si “një nga dokumentarët më tronditës në historinë e televizioneve italiane”.

“Një dokumentar kushtuar mafies shtetërore shqiptare. Një dokumentar të faktuar se qeveria, kreu i saj janë një mafie kokaine, janë një mafie heroine, janë një mafie droge, e rrezikshme për Shqipërinë, e rrezikshme për Italinë, e rrezikshme për Europën.

Dokumentari faktonte se Olsi Rama ishte eksponent kryesor i klanit të Hakmarrjes për Drejtësi të kokainës së Xibrakës. Fakton ato që kemi denoncuar me qindra herë se Olsi Rama ishte personi kryesor me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn që instaluan në Xibrakë fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan, në të cilën u gjetën mbi dy tonelata drogë.

Tregon falsitetin e hetimit. Personi i panjohur Olsi Rama nuk u emërtua kurrë, ndonëse u fotografua, u filmua në të gjitha aktivitetet e klanit” – tha Berisha.

Berisha nuk la pa shigjetuar as Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi.

“Dokumentari fakton se aktet ligjore, nënligjore të vendit, vendimet e qeverisë, lidhjet me krimin, në të dy anët e Adriatikut, Edi Rama ia ka besuar Engjëll Agaçit, këtij mafiozi të shpëlarë, të zhytur në krime, vjedhje dhe abuzime.

Dokumentari fakton se si vetingu u përdor për gjueti shtrigash. Se si u nxorën nga sistemi të gjithë ata burra dhe gra që guxuan të lëshojnë fletë arresti, të arrestojnë serial killerët, të arrestojnë bosët e bandave që ishin miq të qeveritarëve të sotëm.

Të gjitha këto në një dokumentar mjaftojnë për të rrëzuar tre herë një qeveri. Por kjo nuk ndodh sepse kjo qeveri ka blerë mediat, ka blerë bandat, ka blerë me miliona e miliona, me korrupsion transnacional, McGonigal dhe kompani. Ç’mbetet atëherë miqtë e mi? Mbetet të marrim fatin në dorë një minutë e më parë. T’i dalim fatit tonë për zot” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI