Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur iu duhet

Lapsi.al 22 April 2024
Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur iu duhet

Në mes të vorbullës me shkrime dhe kronika limonatë për mrekullitë e turizmit shqiptar, investigimi i “Report”, në Rai 3, pati efektin e një rufeje në qiell të pastër. Në të bëhej si rrallë herë autopsia e një shteti të ekzekutuar nga mafia.

Le të jemi të drejtë deri në fund. Emisioni qe i angazhuar dhe me pikësynim të caktuar. Ai ishte fryt i mërisë që e majta italiane ka ndaj një post fashisteje si Giorgia Meloni. Ai qe i yshtur nga atmosfera anti raciste dhe pro emigrantëve që ndeshet me ksenofobinë në vendin e saj. Si i tillë, ai nuk duhet parë i pa ndikuar nga qëndrimet e partisë simoër të PS-së në Itali, njëri prej deputetëve të së cilës shkoi deri aty sa të propozonte përjashtimin e forcës politike që drejton Edi Rama, nga familja e socialistëve evropianë.

Dokumentari i adresohej publikut të vendit fqinjë dhe mesazhi i tij qe i qartë: e shikoni se ç’qeveri të korruptuar dhe të kriminalizuar ka zgjedhur Meloni për ta detyruar të shkelë të drejtat e emigrantëve që nisen nga Afrika për të zbarkuar në brigjet tona.

Lexo më tej:

RAI 3: Ish-avokati i narko-trafikantëve, pas marrëveshjes Rama-Meloni 

Dhe për të sendërzuar këtë mesazh faktet nuk mungonin. Sundimi 11 vjeçar i Edi Ramës ka prodhur ngjarje me bollëk për cilindo që do të bëjë një pasqyrë reale të këtij vendi. Dhe gazetarët italianë nuk harruan të na kujtojnë një ministër të brendëshëm si Saimir Tahiri, që ndihmonte trafikantët të eksportonin drogën drejt brigjeve të tyre. Ata u kujdesën të shkojnë deri në Zvicër për të intervistuar, nga vendi ku strehohet politikisht Zagani, ish polici që u burgos se zbuloi lidhjet kriminale të ministrit të vet. Ata zhvarrosën nga pensioni ish gjeneralin që drejtonte Guardia di Financa, trupën që çertifikonte një Shqipëri të pastruar nga kanabisi. Dhe pse e bënin këtë? Sepse gjeneralit italian i bëheshin dhurata të majme nga trafikantët e narkotikëve. Dhe kush i shërbente si ndërmjetës? Njeriu që qëndron në paradhomën e Edi Ramës, Engjëll Agaçi.

Provokimi i “L’espresso”. Giorgia, mbretëresha e Shqipërisë

Por, kjo panoramë e përfituar nga ky paraardhës i hershëm i McGonigalit do të ishte e paplotë, nëse prokurori i Anti-Mafias në Napoli, Nikola Gratieri, nuk do të deklaronte se fuqia e mafies shqiptare buron nga streha që ka në një shtet të korruptuar, apo nëse ish prokurori Francesco Mandoi, nuk do të rrëfetne se si u tall me të kryeministri Rama, që e mori gjoja këshilltar por nuk e pyeti as një herë.

Pazlli i një shteti fund e krye kriminal, plotëstohet edhe nga dështimi i një drejtësie, që i ka dhënë mundësinë qeverisë të mbyllte media që nuk i pëlqenin, si Agon Ghannel, apo që kur i del emri i të afrëmve të kryeministrit në trqfiqe i fshin nga dosjet. Sipas “Report” këto e kanë një shpjegim: sepse përzgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve është bërë sipas një Vettingu të politizuar.

Rrallë herë, shumë rrallë, përjashto përgjimet e Bild për vjedhjen e votave, artikujt e New York Times apo Washington Post për korruptimin e shefit të FBI-së Mc Gonigal, apo ato se si regjimi i Tiranës po blen mbështetjen ndërkombëtare, ka ndodhur që ndonjë investigim mediatik të ketë pasqyruar një realitet kaq rrënqethës të pushtetit të Ramës. Emisioni i RAI 3 e bëri, duke i hyrë në thellësi të keqes sonë dhe duke e nxjerrë atë në dritën e diellit.

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Fatkeqësisht nuk e bëri për ne. E bëri për luftën e brendëshme politike italiane, për ti treguar publikut përtejt Adriatikut se me kë po bashkëpunon Giorgia Meloni. Nëse Edi Rama nuk do të kishte nënshkruar memorandumin për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shëngjin e Gjadër, ndoshta këtë impenjim të gazetarit Sigfrido Ranucci, ne nuk kishim për ta parë kurrë. Ashtu sikurse ndoshta nuk do të lexonim dot në New York Times, manovrat lobiste për të joshur dhëndrin e Trump, Jared Kushner, nëse kryeministri ynë nuk do të qe ngatëruar në lojra politike më të mëdha sesa statura e tij.

Pra të mos kemi asnjë iluzion, kur gazetarët perendimorë interesohen për ne, këtë nuk e bëjnë se u digjiet shpirti për demokracinë tonë, as nga aspirata për një Shqipëri më të mirë. Ngacmimi i’u vjen pasi e shohin se regjimi i satrapit të Tiranës po përzihet edhe në politikën e tyre të brendëshme.

Por sado cinik dhe i pashpresë të duket ky konstatim, ai ka dhe anën e vet poziteve. Pasi ai, së pari, na tregon se sa të lehtë e ka secili i huaj të zbulojë të vërtetat në një vend ku ato janë sheshit. Së dyti, sepse vendos në dritën e prozhektorëve palaçollëqet e lobuara të Shqipërisë turistike, që propogandohet çdo mbrëmje nga TV-të tona.

Kjo qe çudia e investigimit të “Report”, i cili na tha në italisht gjëra që këtu i dinim prej kohësh.

©Lapsi.al

Të këshilluara

A është çmendur Ilir Meta?

Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila për nga hapësira që ka pushtuar, duket kapitale për fatet e ven...

18:26

Ariu rus në kafazin tonë të vogël

Edi Rama po ysht shumicën e tij parlamentare drejt një beteje të re me mullinjtë e erës. 73 kartona jeshilë socialistësh miratuan një komision të posaçëm për të...

17:45

Pse Veliaj po sillet si fajtor

Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që vendosën të vjedhin po mundohen të fshehin edhe ngjarjen. Po ta vëzhgosh me kujdes, mënyra se si drejtorë...

15:24

Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rëndësishëm të Bashkisë të Tiranës, duke hetuar edhe plot të tjerë, nuk vërtetoi vetëm egzistencën e një band...

13:27

Kartolinat e paguara nga Tirana

Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të vogël në mediat vendase. TV-të dhe gazetat on...

17:53

Himara, si arkëmort i SPAK

Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK, edhe ai i ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, e ka ndarë opinionin publik në dysh. Një pjesë besoj...

19:26

Mashtrimi me Sazanin

Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe ish ambasadorit të tij Richard Grenell, drejt një...

17:29

Kush na mbron nga dhëndri i Trump?

Shumë kanë mbetur të çuditur nga artikulli i New York Times se dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jerad Kushner, ka në plan për të ndërtuar resort...

18:11

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI