Flash

Bora zbardh zonat malore të Librazhdit (FOTO)

Lapsi.al 21 April 2024
Bora zbardh zonat malore të Librazhdit (FOTO)

Këtë fundjavë, veriu i vendit është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura të dëbore, të cilat kanë rikthyer dimrin në mesin e pranverës. Por, dëbora ka mbuluar edhe disa fshatra malorë në rrethin e Librazhdit, siç është Fushë Struda në njësinë administrative Stebleve.

Mësohet se bora arrin në trashësinë 5-15 cm. Raportohet se dëbora ka rënë edhe në fshatrat malorë të Elbasanit e Gramshit dhe ndërkohë vazhdon të bjerë me intensitet mesatar në lartësinë mbi 750 m mbi nivelin e detit.

Aktualisht sipas Emergjencave Civile nuk ka situata problematike, por ekipet e emergjencave dhe shërbimet publike janë në gatishmëri për t’iu paraprirë çdo situate.

Lexo më tej: Moti i keq, Vlora përmbytet (VIDEO) 

Lexo më tej: Reshje të dendura bore në Theth 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Moti i keq, Vlora përmbytet (VIDEO)

Teksa veriu i vendit po përballet me reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta, Vlora është përmbytur. Mësohet se për shkak të reshjeve, ka pasur probl...

11:51

Reshje të dendura bore në Theth

Në Theth duket se gjithçka është ‘pushtuar’ nga bora, ndonëse jemi në mes të pranverës. Mësohet se në rrugë ka pasur prezencë të madhe dëbore, ndërsa një bor...

10:49

IKMT nis shembjet në plazhin e Velipojës

Ka nisur në Velipojë mëngjesin e kësaj të shtune aksioni i IKMT për prishjen e 11 objekteve në pjesën e rërës. Rreth 65 efektive të policisë së Shkodrës marrin ...

13:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI