Flash

Kritika BE-së në konferencën e konservatorëve në Bruksel

Lapsi.al 20 April 2024
Kritika BE-së në konferencën e konservatorëve në

Politikanë, akademikë dhe aktivistë të krahut të djathtë nga e gjithë Evropa u mblodhën në Bruksel këtë javë për një Konferencë dy-ditore të Konservatorëve, që organizatorët thanë se kishte për qëllim “ruajtjen e sovranitetit të vendeve në Evropë”. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, një përpjekje e kryebashkiakut të Brukselit për të anuluar mbajtjen e konferencës shkaktoi akuza për një sulm ndaj fjalës së lirë.

Figurat kryesore të politikës së djathtë evropiane u mblodhën në Konferencën Kombëtare të Konservatorëve në Bruksel këtë javë, përfshirë arkitektin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian Nigel Farage dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Sipas tyre, armiqtë më të fortë vendeve sovrane janë Bashkimi Evropian dhe emigracioni.

“Nëse dikush dëshiron të bëjë një përpjekje për të krijuar një shoqëri të përzier, të bazuar në komunitete të krishtera dhe myslimane, dhe si një gjë liberale që do të sillte rezultat të mirë, le ta bëjnë atë, është fati juaj, e ardhmja juaj. Por mos na detyroni neve ta bëjmë këtë”, thotë Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë.

Zoti Orban kritikoi mbështetjen perëndimore për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtuesve rusë.

“Pa marrë paratë dhe armët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, Ukraina si shtet do të pushonte së ekzistuari. Pra, nuk është më një shtet sovran”, tha ai.

Kryeministri Orban është bërë figura kryesore e së djathtës evropiane, thotë analisti Georgios Samaras.

“Ai është shumë i suksesshëm në nxitjen e një praktike autoritare dhe regjimi autoritar në vendin e tij. Mendoj se e djathta ekstreme në mbarë Evropën tani po përpiqet të përdorë të njëjtën strategji”, thotë ai.

Organizatorët e konferencës e prezantuan atë si një takim i konservatorëve me pikëpamje të ngjashme për mbrojtjen e shteteve sovrane në Evropë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në qershor.

“Kjo është një pëprjekje për konsolidimin e manifesteve të ndryshme“, tha analisti Georgios Samaras për konferencën e konservatorëve.

Por takimi për pak nuk u zhvillua. Policia bllokoi hyrjen në objektin, ku u zhvillua konferenca të martën pasi kryebashkiaku i Brukselit lëshoi një urdhër për anulimin e konferencës për arsye sigurie.

Një vendim urgjent i gjykatës rrëzoi urdhrin e kryetarit të bashkisë. Pjesëmarrësit thanë se veprimet e tij ishin një shembull i asaj që ata e quajtën “kulturë e bojkotit” nga krahu i majtë.

“Ne mund të shohim se opinionet e mbajtura ligjërisht nga njerëzit që do të fitojnë zgjedhjet kombëtare nuk janë më të pranueshme këtu, në Bruksel, në shtëpinë e globalizmit, sepse nëse nuk jeni dakord me një union gjithnjë e më të fortë, atëherë duhet të jeni njerëz të këqinjë”, tha Nigel Farage, ish-deputet i Parlamentit Evropian.

Sondazhet sugjerojnë se partitë e qendrës së djathtë dhe të ekstremit të djathtë do të fitojnë vende në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e qershorit.

Një sondazh i fundit i BE-së sugjeron se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, mbrojtja dhe siguria evropiane janë çështje me përparësi të lartë për votuesit./voa

Të këshilluara

IKMT nis shembjet në plazhin e Velipojës

Ka nisur në Velipojë mëngjesin e kësaj të shtune aksioni i IKMT për prishjen e 11 objekteve në pjesën e rërës. Rreth 65 efektive të policisë së Shkodrës marrin ...

13:33

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI