Flash

Erdogan takohet me udhëheqësin e Hamasit: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve

Lapsi.al 20 April 2024
Erdogan takohet me udhëheqësin e Hamasit: Izraeli do të

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar sot një takim me liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh.  Gjatë takimit të tij me udhëheqësin politik të Hamasit në Ankara, Erdogan tha se "një ditë Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen që u bën palestinezëve".

“Përgjigja e fuqishme ndaj Izraelit dhe rruga drejt fitores varen nga uniteti dhe integriteti”, tha Erdogan, sipas njoftimit për mediat.

Raportohet se gjatë takimit u diskutua në lidhje me sulmet izraelite në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, sigurimi i  furnizimit të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe arritjen e një procesi paqeje të drejtë e të qëndrueshme në zonë.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka dënuar takimin mes presidentit turk dhe shefit të Hamasi.

"Vëllazëria Myslimane: përdhunime, vrasje, përdhosje të kufomave dhe fëmijëve të djegur. Turp për Erdogan!", shkruan në rrjetin social “X” ministri i Jashtëm i Izraelit.

Të këshilluara

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit

Ushtria izraelite tha të enjten se forcat e saj kishin kryen sulme ajrore në të gjithë Rripin e Gazës që kishin si objektiv luftëtarët dhe infrastrukturën e Ham...

19:23

Tmerri i grave që prostituojnë në Gjermani

Në Reeperbahn, në lagjen Sankt Pauli në qytetin e Hamburgut prostitucioni është model krejt normal biznesi, sidomos për burrat që janë tutorë prostitutash dhe n...

10:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI