Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Deklarata e pasurisë së Albin Kurtit, si sfidë për politikanët e korruptuar

Lapsi.al 20 April 2024
Deklarata e pasurisë së Albin Kurtit, si sfidë për

"Kush i ka qejf paratë, le të provojë fatin në biznes, sepse politika është për të shërbyer". Shprehje si kjo i gjen vazhdimisht në publik nga Albin Kurti, por ndryshe nga politikanë të tjerë, Kurti nuk bën propagandë, kur flet për ndershmëri në menaxhimin e fondeve publike. Ky dimension i tij është rikonfirmuar në deklarimin e pasurisë që publikoi Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë.

Kurti ka deklaruar se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë, e blerë në vitin 2018 përmes kredisë në shumë prej 400 mijë euro, e që e cila figuron në emrin e bashkëshortes së tij.

Kurti nuk ka deklaruar se ka pasuri të luajtshme, ndërsa ka thënë se para të gatshme në emrin e tij i ka vetëm 1 mijë e 551 euro e 72 cent, ndërsa në emër të gruas së tij, para të gatshme në bankë i ka deklaruar 2 mijë e 500 euro.

Ai tha se ka detyrime ndaj bankës 270 mijë euro për blerjen e banesës, kredi për të cilën tha se i përfundon më 1 janar të vitit 2052, ndërsa ka thënë se paguan edhe qira të shtëpisë në vlerë prej 250 euro.

Kurse sa i përket të ardhurave, Kurti ka thënë se ai merr pagë vjetore si kryeministër në vlerë prej 19 mijë e 43 euro, kurse gruaja e tij, tha se pagën vjetore te punëdhënësi “NUPI”, i merr 528 mijë krona suedeze apo 45 mijë e 201.8 euro.

Kosova renditet në vendin e 81 në raportin e fundit të Transparency International, nga 180 vende të vlerësuara dhe vazhdimisht ka pasur përmirësim në raportet ndërkombëtare.

Natyrisht që nuk është mëkat të jesh i pasur, por modeli i politikanit shqiptar që e shumëfishon pasurinë duke u marrë me politikë është sfiduar fort nga Albin Kurti që në këtë aspekt mund të konsiderohet një alien. Jo vetëm mes shqiptarëve, por kudo në Ballkan.

Një vit më parë gazetarët e kanë gjetur një "problem" në deklaratën e pasurisë së Albin Kurtit. Nacionale shkruan se në një anë të deklaratës së Kurtit ka një shënim, ku ai njofton se nuk i është ruajtur data e fillimit dhe e mbarimit të qirasë në kompjuter dhe për këtë arsye ishte detyruar të bëjë një shënim në deklaratë.

Dikur edhe në Shqipëri kanë gjetur një "problem" në deklaratën e pasurisë së kryeministrit Edi Rama. Një analizë e BIRN disa vite më parë mori në shqyrtim se si ka ndryshuar pasuria e Ramës nga viti 2003 deri në vitin 2018. Përfundimi ishte se pasuria e familjes Rama u rrit me 16 herë, duke kapur vlerën e 100 milionë lekëve.

Por grupi i kontabilistëve gjeti atëherë burime të pamjaftueshme, kur Edi Rama deklaroi pasurinë në tetor 2013.

Ai sapo kishte marrë detyrën e kryeministrit. Për dy vite nuk mbante detyra shtetërore.

Me t'u zgjedhur kryeministër, Rama deklaroi se kishte shtuar 44 milion 736 mijë e 099 lekë krahasuar me vitin 2011 kur la detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

"Burimet e deklaruara në rubrikat përkatëse janë të pamjaftueshme për të mbuluar shtesën e aseteve në shumën 29 mlion 641 mijë e 593 lekë" llogariti BIRN.

Shtëpia e re në Surrel me vlerë të deklaruar 39 milion e 607 mijë e 741 lekë përbënte zërin kryesor në shtesën e mësipërme.

Ky imunitet nga ngasja për të prekur fondet publike, e ka shtuar popullaritetin e Albin Kurtit. Fakti që nuk mund të shantazhohet për afera korrupsioni i jep mundësinë të komunikojë si partner me ndërkombëtarët, dhe jo si vasal servil që nuk mund të kundërshtojë.

"Ndërkombëtarët për mua kanë më shumë respekt, sepse e dinë që unë s'vjedh. Nuk mund t'i mbrosh ti qëndrimet e popullit dhe të shtetit tënd, nëse ti e vjedh shtetin dhe popullin tënd. Ai nuk ta thotë. Madje edhe mund të të buzëqeshë, kur ti provon aty të bësh ndonjë gjest patriotik. Mirëpo ai e din që s'ka xhebile, sepse ti e vjedh popullin tënd, edhe e vjedh një popull të varfër, që është dyfish krim" ka deklaruar Kurti kur është pyetur për raportet e tij me ndërkombëtarët./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI