Flash

(Shikoni reagimet) Ambasadat e mëdha nuk humbin rastin të shigjetojnë protestën kundër Veliajt

Lapsi.al 19 April 2024
(Shikoni reagimet) Ambasadat e mëdha nuk humbin rastin të

Sado i madh skandali i Erion Veliajt, sado e madh papërgjegjshmëria në përgjigjet e tij, ambasadat në Tiranë nuk justifikojnë një protestë të dhunshme ndaj tij.

Ambasadat e rëndësisë së veçantë në Tiranë janë kujdesur të reagojnë 'on block' për të shigjetuar protestën e sotme të opozitës. Nga reagimet që duket sikur janë shkruajtur e njëjta dorë sa i përket mesazhit që japin, kuptohet qartazi se ambasada amerikane, britanike, italiane, e BE-së dhe OSBE-ja nuk e legjitimojnë revoltën e opozitës për skandalin e madh "5D" që i ka plasur Erion Veliajt në dorë.

Në reagimin e saj, ambasada amerikane shprehet se skenat jashtë bashkisë dhe përdorimi i molotovit nuk kanë vend në demokraci.

"Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit." - reagoi ambasada amerikane.

Lexo më tej: Zbulohet data e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës 

Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi në të njëjtën formë.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, shkruhet në postimin në X.

Ambasada e Britanisë së Madhe i mëshon shmangies së dhunës.

"Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit." - shkroi ambasada e britanisë.

Edhe ambasada e Italisë në Tiranë ka reaguar për protestën e sotme përpara Bashkisë së kryeqytetit.

"E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

Në reagimin e Prezencës së OSBE në vendin tonë thuhet se protesta paqësore është një akt demokratik, por dhuna jo.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, thuhet në reagim.  Përgatiti ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Drejtorët e Lalit/ Zbulohet një tjetër skemë grabitjeje në bashki 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI