Flash

Protesta/ Ambasadorët që na trajtojnë si vend të botës së tretë

Lapsi.al 19 April 2024
Protesta/ Ambasadorët që na trajtojnë si vend të botës

Ish rivali i Erion Veliajt për Tiranën, Belind Këlliçi ka ironizuar sot ambasadorët që reaguan pas protestës së zhvilluar para bashkisë së Tiranës, ku kërkohej largimi i Erion Veliajt nga zyra e kryebashkiakut, i kapur në një skemë vjedhjesh të denjë për grupet mafioze.

Ata njëzëri denoncuan protestën e dhunshme, për disa flakadanë që u hodhën te dera e bashkisë.

Por politikani i PD u ka kujtuar se vetëm dy muaj më parë, më 26 shkurt 2024, ngjitur me zyrat qendrore të BE-së, pati një protestë të fermerëve, ku ato pamjet para bashkisë duken si goditje me pambuk.

"Një përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo janë dhe partnerët ndërkombëtarë, me foto nga protesta e fermerëve e zhvilluar vetëm 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qendrore të Bashkimit Evropian.

Të gjithë ndërkombëtarët e veçanërisht evropianët, duhet të pranojnë në Shqipëri të njëjtin standard që pranojnë për vendet e tyre.

Ne NUK jemi dhe NUK mund të trajtohemi si një vend i botës së tretë!”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI