Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

O’Brien të shtunën në Beograd, Vuçiç: Vjen për një bisedë të vështirë dhe të rëndësishme

Lapsi.al 19 April 2024
O’Brien të shtunën në Beograd, Vuçiç: Vjen

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e Serbisë, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeparlamentaren Ana Bërnabiq, njoftoi të premten Presidenca serbe. Zyrtari i lartë amerikan do të takohet së pari me Bërnabiqin dhe pastaj me presidentin Vuçiq mëngjesin e së shtunës.

Gjatë një interviste për televizionin Pink më herët të premten, presidenti serb e cilësoi takimin e ardhshëm me zyrtarin amerikan si një “bisedë të vështirë dhe të rëndësishme”. Vizita e O’Brien në Serbi vjen në një kohë kur Beogradi zyrtar kritikoi Perëndimin pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, me gjithë përpjekjet e Serbisë për ta pamundësuar këtë dhe përkundër marrëveshjes së Ohrit, sipas së cilës, Serbia u zotua se nuk do ta pengonte anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Autoritetet kosovare e akuzuan Serbinë më 17 prill se i ndaloi mbi 1 400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi. Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë "nuk është kufizuar".

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Për këtë reaguan Departamenti amerikan i Shtetitdhe Bashkimi Evropian, duke e kritikuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes dy vendeve. Të premten, Vuciqi e cilësoi si “hipokrit” reagimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi.

Vizita e tij vjen gjithashtu një ditë para zgjedhjeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilat mund të bojkotohen nga popullata serbe atje. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, u ka bërë thirrje serbëve t'i bojkotojnë votimet e 21 prillit. 

Ndërkohë, Serbia dhe Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, janë duke bërë fushatë kundër një draft-rezolute, e cila është duke u diskutuar në Kombet e Bashkuara për ta shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Vuçiq tha javën e kaluar se Serbia do të luftojë kundër miratimit të kësaj rezolute në OKB, e cila do t’i fajësonte serbët. Ai druhet se rezoluta mund të krijojë bazën për boshnjakët që të kërkojnë dëmshpërblim lufte nga Serbia, aleatja e serbëve të Bosnjës gjatë luftës.

Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë e miratoi të enjten një raport, i cili thekson se vrasja e 8 000 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, nuk përbën gjenocid. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet ta votojë në fillim të majit këtë draft-rezolutë. Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli gjenocid krimin në Srebrenicë, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska. Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI