Flash

Meta: Paskemi mysafirë. Kryemadhi: Unë jam e shtëpisë këtu

Lapsi.al 19 April 2024
Meta: Paskemi mysafirë. Kryemadhi: Unë jam e shtëpisë

Para Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shtrënguar duart.

Mes tyre kohet e fundit ka pasur për përplasje politike, e cila është konfirmuar si nga Meta, ashtu edhe nga Kryemadhi.

Gjithashtu kohët e fundit, raportohet se ata nuk jetojnë më në një shtëpi, pasi siç tha Monika Kryemadhi, janë futur palë të treta, që nuk i kanë ndarë vetëm politikisht.

Në sallën ku zhvillohen punimet e KDK së PL, ishte e pranishme Monika Kryemadhi, e cila mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here i Am” - "Ja ku jam".

Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”.

Ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: "Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI