Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

BIRN ngre dyshime: Konsesus jo i zakonshëm mes opozitës dhe mazhorancës në komisionin e TIMS

Lapsi.al 19 April 2024
BIRN ngre dyshime: Konsesus jo i zakonshëm mes opozitës dhe

Nga Blerina Gjoka

Kërkesat për informacion iu drejtuan Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Prokurorisë së Tiranës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Konsensusi për të vijuar me punën erdhi pas dështimit të mbledhjes së fundit, ku palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për një votim teknik që kishte të bënte pikërisht me këto kërkesa.

Kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se “nëse ka vullnet politik puna e komisionit ecën në shinat e ligjshmërisë”, ndërsa u kërkoi kolegëve socialistë që të ecej me këtë frymë dhe në fazat e tjera të punës.

Ndërsa nënkryetari i komisionit Toni Gogu, konstatoi se u kursye koha fizike kur fokusi vendoset tek zbatimi i ligjit se sa tek debatet politike. “Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale”- tha ai.

Palët ranë dakord, sipas propozimit të ekspertëve ligjore, që në kërkesat drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës të mos kërkohet vënia në dispozicion e “fashikujve hetimorë”, duke e konsideruar paraprakisht këtë dokument një sekret hetimor, që nuk mund të ndahej me Kuvendin.

Salianji tha se komisioni po merr për bazë sugjerimin e ekspertëve në këtë rast dhe pse ai vetë i qëndronte mendimit se, “çdo institucion duhet të marrë vetë rolin kushtetues që i takon dhe të përgjigjet apo jo, nëse tejkalohet ligji”.

Ndërsa Gogu arsyetoi se, komisioni nuk mund të vendoset mbi kompetencat e një organi tjetër.

Deputeti socialist Nasip Naço votoi kundër kërkesave për informacion drejtuar SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës, duke e konsideruar këtë akt të komisionit si ndërhyrje në punët e organeve hetimore, pasi kërkohen të dhëna për personat nën hetim dhe dëshmitarët në procesin hetimor.

“Po ngreni dorën se kështu keni vendosur ju , po duhet të jemi të kujdesshëm për këto dy institucione”- iu drejtua ai kolegëve duke shtuar se “gjithsesi në asnjë rast prokuroria nuk do të na japë asnjë emër apo të dhëna të tjera hetimore”.

Mazhoranca pranoi ngritjen e dy komisioneve hetimore pas arritjes së një pakti politik që i dha fund protestës në Kuvend të grupimit më të madh të opozitës, i njohur si “Rithemelimi”.

Por, këto komisione kanë një ecuri të ngadaltë të punës që prej krijimit, duke mbetur peng i përplasjeve politike, debateve për procedurë ose refuzimit të socialistëve për të marrë pjesë në mbledhje.

Komisioni për konçesionet e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe kontrolleve ‘Check-Up' në shëndetësi, që drejtohet nga deputetja Albana Vokshi, nga 6 mbledhje të njoftuara ka realizuar vetëm 2 për shkak të mungesës së anëtarëve socialistë.

Puna e dy komisioneve ka një afat 4-mujor pune, i cili përfundon në muajin korrik./BIRN

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI