Flash

VOA: Çështja e dinarit, asgjë e re në perëndim

Lapsi.al 18 April 2024
VOA: Çështja e dinarit, asgjë e re në perëndim

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund sërish pa ndonjë përparim takimit të së enjtes në Bruksel, në të cilin u diskutua lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Në takimin e kaluar me 4 prill, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “janë mbushur disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve dhe se do të vazhdojnë diskutimet bazuar në idetë e Bashkimit Evropian për kompromis”, ndonëse nuk dha hollësi se cili është “kompromisi” i propozuar.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”, ndërsa akuzoi Prishtinën për dështimin e raundit të sotëm të bisedimeve.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai, duke theksuar se “Prishtina erdhi në Bruksel pa komentuar idetë e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të pajtohet për asgjë”.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi me 1 shkurt, përcakton se euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Rregullorja nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore./voa

Të këshilluara

Ambasadori i BE shigjeton sërish Ilir Metën

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për një...

13:54

Shpërthim në Zveçan

Në Zherovnicë të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim në orët e hershme të 18 prillit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës pë...

12:18

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI