Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shehaj bën krahasimin: Veliaj i Fatos Nanos dhe Veliaj i tanishëm

Lapsi.al 18 April 2024
Shehaj bën krahasimin: Veliaj i Fatos Nanos dhe Veliaj i tanishëm

Deputeti Agron Shehaj akuzoi Erion Veliajn se po përbuz dhe po tall shqiptarët me komentet e tij pas skandalit të drejtorëve 5D të bashkisë.

Pasi tregoi në foltoren e Kuvendit një fragment ku Veliaj krahason vjedhjen e drejtorëve të tij në bashki me ngatërrimin e pjatave të kamarierëve, Shehaj bëri një krahasim të Erion Veliajt në kohën e Fatos Nanos, dhe Erion Veliajt të ditëve të sotme.

"Që Veliaj ka vjedhur dhe është pasuruar me paratë e qytetarëve të Tiranës është fakt. 

Harrojeni djalin e ri dhe pa para në xhep qe ngjirej duke denoncuar korrupsionin e Fatos Nanos. Ai djali i ri sot është një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri dhe e konsideron veten të paprekshëm nga drejtësia. Nëse Fatos Nano akuzohej se merrte rryshfet për një tender, Veliaj tenderat i fiton me kompanitë e veta dhe të vartësve të tij. 

Nëse pushtetarët heshtnin për akuzat për vjedhje, Veliaj ka shkuar përtej. Përveçse i ka vjedhur tani po i tall dhe po i përbuz. Në fjalimin që mbajti në mencën e të varfërve, Veliaj nuk po tallej vetëm me ata, që me siguri nuk e kishin fare idenë se për çfarë patatesh fliste Veliaj, ai po tallet me të gjithë ne. A e kuptoni se çfarë banaliteti dhe çfarë talljeje." - u shpreh mes të tjerash deputeti Agron Shehaj.

Lexo më tej: Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Të këshilluara

Ambasadori i BE shigjeton sërish Ilir Metën

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për një...

13:54

Shpërthim në Zveçan

Në Zherovnicë të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim në orët e hershme të 18 prillit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës pë...

12:18

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI