Flash

Kryemadhi e thotë hapur: Raportet bashkëshortore me Metën janë të ngrira

Lapsi.al 18 April 2024
Kryemadhi e thotë hapur: Raportet bashkëshortore me Metën

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Opinion” se marrëdhëniet e saj me bashkëshortin, Ilir Meta janë të ngrira për shkak të përplasjeve politike. Ajo tha se konfliktet politike me kryetarin e PL, kanë ndikuar dhe në jetën familjare. Po ashtu, ajo nuk i ka kursyer edhe mesazhet për personat që sipas saj, prishin lumturinë e një familje për të ndërtuar pushtetin e tyre.

“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti. Brenda familjes tonë të vogël kanë ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare do të ketë karrierë politike. Nuk është hera e parë që unë dhe Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi konflikte parimore apo morale mes njëri-tjetrit, janë konflikte politike.

Ato reflektohen se jemi njerëz dy njerëz që punojmë nga mëngjesi deri në darkë me politik, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme dhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë është njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat dhe te gratë qëndrojnë kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetri”, - tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI