Flash

Kosova blindohet nga NATO, ekspertët: Sinjal Serbisë, të mos hyjë në lojëra të rrezikshme

Lapsi.al 18 April 2024
Kosova blindohet nga NATO, ekspertët: Sinjal Serbisë, të mos

Shtimi i trupave dhe armatimeve të NATO-s në Kosovë konsiderohet si një vendim i rëndësishëm dhe i nevojshëm nga anëtari i Komisionit të Sigurisë në Kuvend nga radhët e Vetëvendosjes, Enver Dugolli.

Në një prononcim për A2 CNN ai thotë se lëvizja e njoftuar nga komandanti i NATO-s, Christopher G. Cavoli, është një sinjal i fortë që i dërgohet Serbisë që mos të hyjë në lojra të tilla që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit.

Dugolli thekson se Serbia ka nisur këto ditë një stërvitje në shkallë të gjerë, duke vendosur tanke në kufij dhe në Luginë të Preshevës, me një qëllim të vetëm: “Sinjal që i dërgohet Serbisë që të mos tentojë lojëra të tilla, për shkak se destabilizimi mund të ketë pasoja shumë të mëdha për rajonin. Serbia po zhvillon një stërvitje goxha të madhe këto ditë, për të treguar forcën e saj”.

Kurse ish-ministri i Brendshëm, Bejtush Gashi, paralajmëroi se Serbia mund të shfrytëzojë situatën e krijuar në rajon. Sipas tij, mes deklaratave luftënxitëse të Dodikut, NATO ka bërë një vlerësim të saktë të situatës. Kurse sa i përket rolit që ka marrë Franca për të pajisur Serbinë me avionë të sofistikuar lufte, Gashi thekson se këto janë detyra që ndahen mes aleatëve, duke konsideruar raportet e mira mes dy vendeve.

Të këshilluara

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi

Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e Tokatit, shkruajnë mediat e huaja. Tërmeti është regjistruar me thellësi prej 5.9...

16:44

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI