Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

'Kapllanaj - Mara: kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, biznes të përbashkët me drejtuesin e Policisë'

Lapsi.al 18 April 2024
'Kapllanaj - Mara: kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës,

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka paralajmëruar një tjetër denoncim në SPAK për drejtorin e Policisë bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj, i cili sipas demokratit ka krijuar një skemë të ngjashme si ajo e firmës 5D. Këlliçi ka bërë të ditur se Kapllanaj i cili ndërmori aksion për të larguar shitësit ambulant dhe duke u sekuestruar atyre produktet, ka krijuar një firmë në emër të vjehrrit të tij, që i jepte ambientet me qira brenda lagjeve për shitësit.

Por më pas sipas Këllicit, bashkëshortja e Ermal Kapllanajt krijoi një kompani, e cila xhironte deri në 600 mijë euro në vit.

DEKLARATA E KORDINATORIT POLITIK PËR TIRANËN, BELIND KËLLIÇI:

Prej 1 viti tashmë po bëjmë publike lidhjet nepotike dhe korruptive të Bashkisë Tiranë.

Prej 1 viti vijojmë depozitojmë kallëzime penale për aferat korruptive të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Organizata Kriminale e Bashkisë Tiranë, siç u faktua dhe me kallëzimin tonë për kompaninë 5D KONSTRUKSION, ka vjedhur dhjetëra miliona euro deri më sot.

Por kjo strukturë, përveç vjedhjes se parave publike, nuk ka kursyer as dhunën mbi shtresën më të varfër të Tiranës, shitësit ambulantë.

Pasi u vendos në krye të Bashkisë Tiranë, drejtuesi i Organizatës Kriminale 5D Erion Veliaj, emëroi në krye të Policisë Bashkiake policin e Anti-Drogës, shtetasin Ermal Kapllanaj.

Drejtues që sot po hetohet nga SPAK për favorizimin e biznesit shumë fitimprurës të dherave, për llogari të shefit të tij në inceneratorin e Tiranës.

Aksioni i parë që ndërmori ky drejtor ishte terrori mbi gjyshet, gjyshërit dhe nënat të cilët rrinin me orë të tëra në shi e diell për të shitur zarzavate që të siguronin mbijetesën.

Ndjekim pamjet në ekran! Këto pamje flasin më shumë se çdo fjalë.

Dhuna dhe terrori mbi shtresën më të varfër të Tiranës u justifikua me nevojën për të patur tregje me cilësi e siguri ushqimore, por pas investigimit tonë rezulton se ai terror kishte vetëm një qëllim.

Përfitimin financiar të Ermal Kapllanaj dhe mikut të tij të ngushtë Ferdinand Mara, një tjetër drejtues i lartë në Policinë e Shtetit.

Si fillim Ermal Kapllanaj u kujdes të punësonte vëllain e Ferdinand Marës si pjesë e bandës së dhunuesve në Policinë Bashkiake. Në vitin 2016 regjistruan si biznesmen babain e Ferdinandit, Bajram Marën, i cili u jepte me qira hapësirat atyre që donin të shisnin fruta perime në tregjet tashmë të miratuara nga Bashkia Tiranë brenda lagjeve.

Në vitin 2019 bashkëshortja e Ferdinandit dhe pse me profesion mësuese shkolle në Tiranë, vendos të bëhet biznesmene me të njëjtin objekt veprimtarie si vjehrri i saj: Tregëti fruta perime.

Biznes i cili sipas të dhënave publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit ka qarkulluar jo pak, por mbi 600.000 euro në vit.

Sigurisht që Ermali nuk mund të mjaftohej me kaq. Në vitin 2020 themelohet kompania FRESHMART me objekt: tregti në tregjet e fruta perimeve.

Ortak në këtë biznes është “rastësisht” babai i Ferdinand Marës dhe vjehrri i Ermal Kapllanaj.

Siç pamë në dosjen 5D që vjehrri bukëpjekës bëhet milioner, në këtë aferë skandaloze shohim sesi vjehrri i Ermal Kapllanaj, nga profesioni i nderuar i axhustatorit me pagë 300 euro në një subjekt privat, gjen kohën dhe kapacitetet të bëhet biznesmen.

Kjo kompani sipas të dhënave të QKB ushtron biznesin në disa adresa dhe më e fundit është një magazinë e ngritur me lejen e ndërtimit që Erion Veliaj ka firmosur për Drejtorin e tij Ermal Kapllanaj në vitin 2019.

Sigurisht ne këto të dhëna do i’a përcjellim zyrtarisht SPAK, të cilët mbetet të shohim nëse do të vazhdojnë të jenë mburojë për kreun e Organizatës Kriminale 5D Erion Veliajn, apo do të kryejnë detyrën e tyre në zbatim të ligjit, siç presin dhe qytetarët shqiptarë.

Opozita dhe Partia Demokratike është e vendosur që misionin e saj ta çojë deri në fund.

Unë jam i vendosur të mbaj premtimin e dhënë ndaj qytetarëve të Tiranës për të bërë transparencë për abuzimet e panumërta që kjo Organizatë Kriminale, ka bërë në gati 1 dekadë që ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend.

Ftoj sërish të gjithë qytetarët e Tiranës, të bashkohen në protestën e ditës së nesërme, e premte, ora 11:00 përpara Bashkisë Tiranë dhe të kërkojnë largimin e Erion Veliajt dhe Organizatës së tij të hajdutëve 5D nga zyrat e bashkisë.

O sot, o kurrë!

Të këshilluara

Ambasadori i BE shigjeton sërish Ilir Metën

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. “Sulmet ndaj gjyqësorit nuk janë të denja për një...

13:54

Shpërthim në Zveçan

Në Zherovnicë të Zveçanit ka ndodhur një shpërthim në orët e hershme të 18 prillit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës pë...

12:18

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI