Flash

Irani: Nëse Izraeli sulmon, jemi të gatshëm të përdorim armët që nuk i kemi përdorur më parë

Lapsi.al 18 April 2024
Irani: Nëse Izraeli sulmon, jemi të gatshëm të përdorim

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Parlamentit Iranian, Abulfazl Amouei, tha se nëse Izraeli sulmon do të përdorin armët që nuk i kanë përdorur më parë. Sipas faqes së lajmeve “Entekhab”, në një deklaratë për televizionin Al-Mayadeen me qendër në Liban, Amouei vlerësoi mundësinë e kundërpërgjigjes së Izraelit ndaj Iranit. Amouei tha se sulmi që vendi i tij kreu ndaj Izraelit më 13 prill është i ligjshëm dhe ata do të japin kundërpërgjigje ndaj çdo sulmi të Izraelit.

“Jemi të gatshëm të përdorim armë që nuk i kemi përdorur më parë. Kemi planet tona për çdo skenar. Izraeli duhet të veprojë me logjikë”, tha Amouei.

Më 1 prill Izraeli kreu sulm ajror në ndërtesën e konsullatës së Iranit në Damask. Në sulm humbën jetën 7 anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), përfshirë 2 gjeneralë. Pas sulmit, udhëheqja e lartë politike dhe ushtarake iraniane u zotua për “hakmarrje vendimtare”. Më 13 prill, Irani lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash drejt Izraelit në një operacion të quajtur “Premtimi i Vërtetë”, që zgjati disa orë, duke ndezur situatën tashmë të tensionuar rajonale.

Mediat izraelite pretendojnë se qeveria e Tel Avivit ka marrë vendim që të kundërpërgjigjet në “mënyrë të hapur dhe efektive” ndaj sulmit ajror të Iranit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI