Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Dita Botërore e Monumenteve, VOA: Dhjetëra prej tyre në rrezik në Shqipëri

Lapsi.al 18 April 2024
Dita Botërore e Monumenteve, VOA: Dhjetëra prej tyre në rrezik

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike në Shqipëri si pasojë e degradimit natyror, moskujdesit nga organet shtetërore apo dëmeve të shkaktuara nga dora e njeriut.

Një nga monumentet më të rrezikuara është “Muri i Portës” në Porto Romano, në Durrës, të cilin organizata kulturore europiane “Europa Nostra” e përfshiu pak kohë më parë në 11 objektet më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore europiane, por duke mos e klasifikuar në një listë me 7 objekte ku organizata pritet të ndërhyjë këtë vit me financime.

Monumenti arkeologjik "Muri i Portës" që daton nga periudha romake, përfshinte mbetjet e një muri, i cili mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës dhe ka qenë nën mbrojtjen e autoriteteve shqiptare që nga viti 1948 si Monument i Kategorisë së Parë.

"Muri i Portë”, thotë Geri Emiri i organizatës joqeveritare “Amfora” në Durrës, është dëmtuar rëndë vitet e fundit gjatë punimeve të kompanisë koncensionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring) për ndërtimin e portit në Porto Romano.

Në vitin 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi koncesionin për ndërtimin e një porti hidrokarburesh në Porto-Romano si dhe operimin e tij për një periudhë 35 vjeçare dhe kontrata u amendamentua në vitin 2020, kur kompanisë iu dha gjithashtu e drejta e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.

Sipas vlerësimit të ekspertëve të trashëgimisë gati gjysma e murit perëndimor është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme gjatë punimeve pas viteve 2020, ndërsa edhe pjesa tjetër mbetet e rrezikuar.

“Një zinxhir institucionesh të drejtësisë, kulturës dhe të territorit, dështuan të ndalonin dëmtimin e monumentit në Porto-Romano, megjithëse u sinjalizuan në kohë nga organizata “Amfora” , thotë zoti Emiri.

Vendndodhja e fragmentit të murit të mbetur sipas zotit Emiri është tepër e ekspozuar, nga ngarkim-shkarkimet e materialeve të portit të mallrave dhe ndotja nga aktiviteti i portit është një tjetër kërcënim.

I kontaktuar nga Zëri i Amerikës për një reagim lidhur me shpalljen e Monumentit “Muret e Portës” në Durrës në programin “7 më të rrezikuarit” në Europë në shkurt të këtij viti, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore tha se kishte marrë masat e nevojshme prej vitit 2019.

"Bazuar në Ligjin për Trashëgimine Kulturore dhe Muzetë, institucionet e specializuara në varesi të Ministrisë së Kulturës (sot Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit) që prej vitit 2019, kanë marrë të gjithë masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin ne fuqi për trashëgiminë kulturore për ndërhyrjet në objektin pasuri kulturore 'Muret në Porto Romano', Durrës,” thuhej në përgjigjen e Insitutit për Zërin e Amerikës./VOA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI