Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Berisha: Rënia e Veliajt do të rrëzojë si domino pushtetin e Ramës

Lapsi.al 18 April 2024
Berisha: Rënia e Veliajt do të rrëzojë si domino pushtetin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën për mbështetësit që mblidhen pranë banesës së tij, Berisha ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestës së të premtes përpara bashkisë.

“Qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, shpëtimi i bashkisë është rrëzimi i regjimit. Rënia e Erion Veliajt do të thotë rrëzimi si domino i të gjithë pushtetit të kalbur të rilindjes me në krye Edi Ramën. Por beteja e të premtes është një sprovë dinjiteti për shqiptarët, sepse të dashur miq, Erion Veliaj poshtëron shqiptarët, të gjallët, të vdekurit, ata që do të vijnë kur ndërton rrugë me shtatë herë çmimin e rrugëve që ndërtohen në Europë.

Veliaj poshtëron shqiptarët kur i mashtron se ka mbjellë 1 milion pemë dhe ka vjedhë vlerën e 1 milion fidanëve pa i blerë dhe pa i mbjellë kurrë. Veliaj i poshtëron shqiptarët kur vjedh qindra milionë euro për një incenerator që nuk ekziston. Mos harroni se Veliaj e ndryshoi praktikën e trajtimit të mbetjeve. Mos harroni se Veliaj falsifikoi firmat e Këshillit Bashkiak dhe të njësive të qeverisjes vendore të qarkut të Tiranës për kompaninë Rama-Veliaj” – tha Berisha.

“Erion Veliaj poshtëron shqiptarët se me modelin më monstruoz të vjedhjeve 100%, të padëgjuar sot në Shqipëri, pasuron veten dhe shushunjat rreth tij. Të gjitha këto, gjithë ky poshtërim buron vetëm nga mllefi i këtij hajduti ndaj qytetarëve. Hajduti gjithnjë e urren personin që e vjedh. Ai u vjedh sepse, duke cituar vetë Veliajn, ju konsideron zdromsa.

E dëgjuat ju vetë se si Rilindsja e Edi Ramës, Olta Kushtetuta, me çfarë përbuzje u shpreh se më zbresin ata nga mali. Për Edi Ramën dhe njerëzit e tij, shqiptarët janë qytetarët të dorës së dytë për t’u përçmuar, për t’u poshtëruar, për t’u neveritur. Prandaj dhe i vjedhin, prandaj dhe i përbuzin, prandaj dhe i përzënë nga atdheu i tyre” – tha Berisha.

“Por kjo urrejtje ndaj shqiptarëve, nesër të premten, në ora 11 merr fund. Erion Veliaj, të paralajmëruam dy herë, nuk dhe dorëheqjen. Ke afat gjer nesër në ora 11.00. Mos u fshih kot prapa policëve. I sigurt të jesh ti që ata do bashkohen me protestuesit. Për ta mbyllur, kam një thirrje të veçantë për policët. Të dashur policë, lejoni kushtrimin thirrës të qytetarëve të Tiranës, të kombit, të depërtojë te ju, në zemrat tuaja, në shpirtin tuaj. Hapni veshët ndaj agonisë së qytetit tuaj.

Dhe shikoni se çfarë është katandisur Tirana dhe mos harroni se para se të jeni policë, jeni së pari shqiptarë. Në protestën e fundit ju ishit përballë qytetarëve, por me zemër, me shpirt ju ishit me qytetarët dhe kjo dallohej qartë në sytë, në fytyrat tuaja. Nuk mundeni kurrë ju, djem të rinj dhe të ndershëm t’i shërbeni një hajdut të shpifur, të pashpirt, antishqiptar si Erion Veliaj. Nuk keni ju pse paguani asnjë kusur të tij. Ju që jeni aty në brendësi e kuptoni më mirë kalbësirën që ai institucion ka brenda dhe kundërmon.

Ndaj dhe ditën e nesërme bëni histori, hiqni kapelet dhe çlironi bashkinë nesër bashkë me qytetarët e Tiranës dhe do keni përjetë mirënjohjen e shqiptarëve. Do frymëzoni brezat e ardhshëm me heroizmin tuaj. Stop me farsa, stop me abuzime, stop me poshtërimet ndaj shqiptarëve.

Prandaj miq, nesër vazhdon beteja pa kthim. E treta e vërteta, ta shporrim Erion Veliajn dhe me urgjencë të vendosim qeverinë teknike. Të shkallmojmë diktaturën e Edi Ramës dhe t’u kthejmë shqiptarëve paratë e vjedhura, t’u kthejmë shqiptarëve dinjitetin, t’u kthejmë shqiptarëve bashkinë e tyre, t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë dhe të shpëtojmë Shqipërinë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI