Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Analiza e John Bolton/ Putin po pret Trump, kam frikë për NATO-n dhe Ukrainën

Lapsi.al 18 April 2024
Analiza e John Bolton/ Putin po pret Trump, kam frikë për NATO-n dhe

Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpejtësi ndihmën ushtarake për Kievin, tha ish-këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, përderisa avantazhi që Rusia ka sa i përket numrit të trupave dhe armatimit, po e ndihmon Kremlinin në luftën e tij ndaj shtetit fqinj, luftë që ka hyrë në vitin e tretë.

Duke folur për Current Time, rrjetin në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, Bolton theksoi se Rusia aktualisht po shpenzon pesë apo gjashtë predha të artilerisë kundrejt një predhe që gjuan Ukraina, një shkallë, që sipas tij, “nuk është e qëndrueshme për një periudhë afatgjatë”.

“Mendoj se më e mira është që të shpresojmë deri në zgjedhjet amerikane [të 5 nëntorit] është një ngërç [në luftime]. Mendoj se [presidenti rus, Vladimir] Putin, po pret [ish-presidentin amerikan, Donald] Trump. Nëse ai zgjidhet, unë do të jem shumë i shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës”, - tha Bolton, duke theksuar izolacionizmin në rritje brenda Partisë Republikane në SHBA “për shkak të efektit të Donald Trumpit”.

Ky izolacionizëm, tha ai, po paralizon përpjekjet për të luftuar kërcënimet që vijnë nga Irani, Rusia dhe Kina. Sulmet që Irani kreu së fundi ndaj Izraelit, sipas tij, mund të shërbejnë si “një terapi shoku” për shumë republikan në Kongres.

“Ukraina ka nevojë për ndihmë, Tajvani ka nevojë për ndihmë”, tha ai. “E gjithë kjo është pjesë e përpjekjes së njëjtë. Shpresoj që gjatë kësaj jave të ketë lëvizje të vërtetë në të gjitha këto fronte, veçmas sa i përket ndihmës për Ukrainën”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, aleat i Trumpit, më 15 prill u duk se bëri përpjekje që gjatë kësaj jave të miratohen masat për ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin në vlerë prej 95 miliardë dollarësh. Nga kjo shumë, 61 miliardë dollarë ndihmë ushtarake janë paraparë t’i jepen Kievit.

Bolton ka shërbyer si këshilltari i tretë i Trumpit për sigurinë kombëtare në periudhë 2018-2019. Atij iu kërkua që të jepte dorëheqje nga ky post pasi për muaj të tërë kishte pasur mendime ndryshe me Shtëpinë e Bardhë sa i përket politikave. Ai po ashtu ishte ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara gjatë mandatit të presidentit George W.Bush, dhe ishte mbështetës i zëshëm i pushtimit të Irakut nga SHBA-ja më 2003.

Ai aktualisht është këshilltar për politika të jashtme dhe analist politik.

Nëse kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump, fiton zgjedhjet e nëntorit, Bolton paralajmëroi se ai “do të tentojë të tërhiqet nga NATO-ja”.

“Do të ishte një gabim katastrofal për SHBA-në dhe mbarë botën nëse ai do të bënte diçka të tillë”, tha Bolton. “Tërheqja e SHBA-së, në thelb do ta bënte NATO-n joefektive, jo vetëm për Ukrainë, por për mbarë aleancën”.

Rusia nën presidentin Vladimir Putin “vazhdon të jetë kërcënim, veçmas pasi bashkëpunimi i saj me Kinën po rritet dhe mendoj se do të vazhdojë të rritet”, tha Bolton.

“Do të jetë kërcënim derisa Putini i regjimit të largohet disi nga pushteti dhe Rusia dhe demokracia të kenë shans sërish. Nuk e di se kur mund të ndodhë kjo. Nuk jam optimist”, shtoi ai.

Bolton argumentoi se në Rusi nuk ka mekanizma të transferimit paqësor të pushtetit, në shtetin ku Putini është në pushtet që çerek shekulli dhe ku zgjedhjet “qartësisht janë të manipuluara”.

“Do të jetë një periudhë shumë e rrezikshme për Rusinë”, - tha Bolton. “Tani ka më pak gjasa se kurrë më parë që Rusia të bëhet pjesë e Perëndimit”. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI