Flash

Zgjedhjet në Kroaci, dalin "exit poll"-et e para

Lapsi.al 17 April 2024
Zgjedhjet në Kroaci, dalin "exit poll"-et e para

Sipas Exit Poll-eve të para, HDZ-ja e kryeministrit aktual, Andrej Plenkoviç është fituese e zgjedhjeve parlamentare.

Sondazhi i Ipsos e vendos në vend të parë HDZ-në dhe partnerët me 58 mandate, sipas index.hr.

Sakaq, e dyta renditet partia SDP dhe partnerët me 44 deputetë. Në krye të listës ishte presidenti aktual, Zoran Milanoviç.

Parlamenti kroat ka 151 deputetë, ku 140 zgjidhen në 10 zona në Kroaci, 8 zgjidhen nga anëtarët e pakicave kombëtare në zonën e 12-të zgjedhore dhe 3 zgjidhen nga votuesit pa vendbanim në Kroaci në zonën e 11-të elektorale, e cila praktikisht përbëhet nga e gjithë diaspora.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), deri në orën 16:30 pjesëmarrja ishte 50,6%, e cila është më e lartë se në vitin 2020, kur në të njëjtën periudhë ishte 34,04%.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI