Flash

VOA: Meta, politikani i dytë i rëndësishëm që sulmon SPAK

Lapsi.al 17 April 2024
VOA: Meta, politikani i dytë i rëndësishëm që sulmon

Ambasada amerikane në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit europian, si dhe ambasada britanike, i dolën të mërkurën në krah Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e drejtuesit të saj Altin Dumani, pas sulmeve të përsëritura kundër tyre, ditët e fundit, nga ish-Presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Edhe sot gjatë një konference për shtyp, zoti Meta e akuzoi zotin Dumani si “zëdhënës politik të partisë së Rilindjes”, dhe se sipas tij hapi çështjen “ÇEZ-DIA në dhjetor 2019 me urdhër të Edi Ramës dhe McGonigal-it. Dhe në kulmin e luftës, për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese”. Po ashtu sipas zotit Meta, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme po bën përpjekje për ta arrestuar atë, “po Ilir Meta nga burgu, do ta shpërbëjë atë celulë kriminale që është atje”, - deklaroi kryetari i Partisë së Lirisë, ndërsa përdori një fjalor ofendues ndaj zotit Dumani.

Pothuajse më të njejtat tone të ashpra e kërcënuese, dhe epitete fyese, ai kishte folur dhe një ditë më parë. Zoti Meta bëhet kështu politikani i dytë i rëndësishëm që sulmon Prokurorinë e Posaçme, e cila prej një kohe të gjatë është në shënjestër të akuzave dhe të ish kryeministrit Sali Berisha, i gjendur në arrest shtëpie që prej muajit dhjetor. Zoti Berisha është nën hetim, nën dyshimet për korrupsion, për procedurat e ndjekura për privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani.

Një ditë më parë, Këshilli i Lartë të Prokurorisë, KLP, reagoi përmes një deklarate, duke shprehur shqetësim për “deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj”.

Duke ofruar “mbështetje pa rezerva për veprimtarinë ligjore të çdo prokurori”, KLP “dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”.

Deklarata e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u mbështet të mërkurën nga ambasada amerikane në Tiranë e cila theksonte më tej se “do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t'i japin fund pandëshkueshmërisë”.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian, ndërsa flet për “deklarata të papranueshme” shprehet se “BE, qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” duke nënvizuar se “sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci”.

Në të njejtën linjë edhe ambasadori britanik Alastair King-Smith, i cili sjell në vëmendje, përmes një deklarate në rrjetet sociale se ka "ripërsëritur mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un dhe përpjekjet e tyre jetike për të përmirësuar llogaridhënien dhe për t'i dhënë fund mosndëshkimit, në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë”. /Marrë nga VOA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI