Flash

Ushtria ruse tërhiqet nga rajoni i Nagorno-Karabakh

Lapsi.al 17 April 2024
Ushtria ruse tërhiqet nga rajoni i Nagorno-Karabakh

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov tha se forcat paqeruajtëse ruse kanë filluar të tërhiqen nga Nagorno-Karabakh. Pasi Azerbajxhani vendosi kontrollin mbi këtë pjesë të territorit, forcat paqeruajtëse ruse, të cilat ishin në këtë zonë për një periudhë të gjatë kohore, filluan tërheqjen e personelit dhe pajisjeve nga kjo zonë.

“Po, është e vërtetë”, tha Peskov.

Misioni rus i paqes ishte në Nagorno-Karabakh në përputhje me deklaratën dhe dokumentin e paqes të presidentit të Azerbajxhanit, kryeministrit të Armenisë dhe presidentit të Rusisë, i cili u nënshkrua më 10 nëntor të vitit 2020.

Kontingjenti përbëhej nga 1960 personel ushtarak që kishin armë të vogla. Gjithashtu, forcat paqeruajtëse ruse në këtë zonë kishin 90 transportues të blinduar dhe 380 njësi automobila dhe pajisje speciale. Ndërsa tërheqja e plotë e forcave ruse do të përfundojë deri në vitin 2025.

Të këshilluara

Frika e luftës në Evropë

E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me neo-imperializmin e Vladimir Putinit. Në vend që të...

16:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI