Flash

“Ti je kriminele”/ Incident në konferencën për shtyp të Von der Leyen

Lapsi.al 17 April 2024
“Ti je kriminele”/ Incident në konferencën për shtyp

Një fjalim i Presidentes së Komiisonit Europian, Ursula von der Leyen këtë të mërkurë në Bruksel u ndërpre nga një pjesëmarrës në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Një burrë e akuzoi atë si një "kriminele" për mbështetjen e saj për Izraelin.

Presidentja e Komisionit Evropian ishte gati të mbante fjalimin kur u ndërpre papritur nga një burrë që u ngrit në këmbë dhe hodhi akuza ndaj saj. ““Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi.

Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, - ishin fjalët e burrit që u nxor nga salla e konferencave për shtyp. Von der Leyen nuk ka reaguar dhe nuk ka komentuar akuzat e ngritura ndaj tij. Pas daljes së qytetarit ajo ka vijuar me fjalën e saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI