Flash

"Tërbohet" Serbia: Votimi në Strasburg pro Kosovës, festival i hipokrizisë

Lapsi.al 17 April 2024
"Tërbohet" Serbia: Votimi në Strasburg pro Kosovës,

Serbia do të luftojë me argumente, fakte, ligj moral dhe besim në vetvete kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Këtë e tha mandatari për formimin e Qeverisë së re serbe, Millosh Vuçeviç, pasi Asambleja Parlamentare e këtij organizmi i dha dritën jeshile raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës.

Vuçeviç, që aktualisht mban postin e ministrit të Mbrojtjes, tha për televizionin publik serb më 17 prill se votimi në Strasburg “ishte vazhdim i festivalit të hipokrizisë”. Ai shtoi se “nuk kishte shumë hapësirë për manovrim, por nuk ka tërheqje dhe nuk ka dorëzim”.

“Shkelja e normave bazë nga ana e tyre do të shndërrohet në ndëshkim për ta, por diçka që është e paligjshme nuk mund të bëhet e ligjshme përgjithmonë”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi më tej se kjo nuk ka të bëjë vetëm më pyetjen nëse Kosova është shtet, por edhe me faktin se “parimet bazike që vetë ata kanë vendosur para Prishtinës, nuk janë respektuar” dhe më e rëndësishmja, sipas tij, është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sakaq ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, tha më herët se 16 prilli ishte një ditë e turpshme në asamblenë parlamentare të këshillit të Europës.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI