Flash

Sulmet e Metës/ Ambasadat amerikane dhe britanike marrin në mbrojtje SPAK-un

Lapsi.al 17 April 2024
Sulmet e Metës/ Ambasadat amerikane dhe britanike marrin në mbrojtje

Ambasada Amerikane dhe ajo Britanike reaguan thuajse njëzëri në mbrojtje të SPAK-ut dhe Altin Dumanit pas sulmeve të Ilir Metës.

Ambasada e SHBA përmes një postimi në platformën X, shprehet se mbështet dënimin që KPL i bëri këtyre sulmeve dhe shprehet se qëndron krahë profesionistëve të drejtësisë që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

Reagimi i ambasadës amerikane: 

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, shkruan ambasada e SHBA.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith, shprehet se “në Shqipëri duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, në interes të qytetarëve”. 

Lexo më tej: Ilir Meta sharje ndaj Altin Dumanit “Nuk jam legen si ty” 

Reagimi i ambasadës britanike:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Meta shpërthen ndaj Dumanit: Ke çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria 

Të këshilluara

Zjarr në periferi të Vlorës

Një vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e sotme në periferi të Vlorës në afërsi të zonës Jalli në Nartë. Po ashtu në në vendin e ngjarjes janë nisur edhe forcat zjarr...

20:30

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI