Flash

Serbët ndalojnë në Jarinjë zv.drejtorin e Policisë së Kosovës

Lapsi.al 17 April 2024
Serbët ndalojnë në Jarinjë zv.drejtorin e Policisë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviç, është ndaluar nga autoritetet serbe të mërkurën, njoftoi në rrjetet sociale Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas informatave brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës, Jankoviç është ndaluar në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe është dërguar për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë. Zulfaj tha gjithashtu se autoritetet serbe i kanë nisur “arrestimet masive” pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se po i mbajnë “peng të gjithë”.

Ndalimi i Jankoviçit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si "shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë".

Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar si “të pabaza” akuzat e autoriteteve kosovare se ajo ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj.

“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJK) ka deklaruar se për çështjen e paraburgimit të qytetarëve të Kosovës në Serbi u është drejtuar vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë. Ata shprehën pritshmërinë se situata “do të përfundojë shpejt”. MPJK tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tashmë kishte paralajmëruar për “këto veprime hakmarrëse”.

Vuçiç paralajmëroi më 14 prill se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe do të ndiqet penalisht”. Ai i bëri këtë paralajmërim duke folur për arrestimin e Sreqko Sofronijeviçit prej Zveçanit, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 13 prill.

Policia e Kosovës tha më 13 prill se e ndaloi Sofronijeviqin në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak, për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, të organizuara për shkak të zbatimit të një aksioni kundër kontrabandës me mallra. Vuçiç tha gjithashtu se tani “të gjithë ata që e shkelin” rendin kushtetues të Serbisë, kushdo që merr pjesë në të në çfarëdo mënyre, përmes protestave, demonstratave apo mjeteve të tjera, do të mbahet përgjegjës./REL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI