“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” – e mbështeti Bashkimi Europian.?? Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato…
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 17, 2024
Reagimi i Monika Kryemadhit Por ndërsa qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj deklaratave të Metës ishte i kuptueshëm, ajo që nuk pritej ishte mënyra se si e komentoi këtë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Në një koment në rrjetet sociale ajo foli për “protagonizëm bosh” të opozitës. “Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar. Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve” – shkroi ish-kryetarja e LSI-së. A është kjo një përgjigje edhe për tensionin brenda PL-së ku Meta është angazhuar të largojë nepotizmin nga radhët drejtuese. ©LAPSI.alSulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. 1/2
— EU in Albania (@EUinAlbania) April 17, 2024