Flash

Protesta/ Berisha: Të premten të flakim kalbësirën e bashkisë!

Lapsi.al 17 April 2024
Protesta/ Berisha: Të premten të flakim kalbësirën e

“Të premten të flakim qelbësirën, kalbësirën e bashkisë për të flakur me radhë kalbësirat e tjera”, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha, në tubimin qytetar, dy ditë para protestës së thirrur nga opozita para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar largimin e Erion Veliajt nga zyra e Kryebashkiakut.

“Duhet të shpëtojnë Shqipërinë. Kjo nuk bëhet pa sakrifica. Kjo nuk bëhet pa zemërim. Kjo nuk bëhet pa betejë pa kthim. Ndaj dhe ta flakim qelbësirën, kalbësirën e bashkisë për të flakur me radhë kalbësirat e tjera. Të presim nga vetja jonë, të pyesim veten tonë, të marrim përgjegjësitë tona, të besojmë tek vetja jonë. Të gatshëm për sakrifica”, tha Berisha.

Berisha kujtoi deklaratwn e njw gazetari gjerman qw tha se Edi Rama wshtw kryeministri mw i mirw qw ka pasur ndonjwherw Serbia qw nga koha e Pashiqit dhe e falenderoi publikisht atw.

"A keni degjuar njeri t’i thotë Edi Ramës se ti je Çubrilloviçi i shqiptarëve? E ka bërë vetëm një gazetar gjerman, që i tha Pashiqi shqiptar dhe i jam mirënjohës pafundësisht. Çfarë duhet të presim ne më? Koha po kalon, ndaj dhe të premten të gjithë së bashku të pastrojmë bashkinë nga hajdutët 100 përqind" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI