Flash

"Opozita do të ridërgojë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, deputetët e Bashës nuk firmosin"

Lapsi.al 17 April 2024
"Opozita do të ridërgojë në Kushtetuese mandatin e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes, ku është shprehur ndër të tjera se padia për mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese do të ridërgohet.

Ai shtoi se katër deputetët të Bashës nuk i janë bashkuar dhe kanë refuzuar, duke mos ju përgjigjur kërkesës për tju bashkuar padisë.

"Unë kam besuar se Basha nuk kishte arsye të merrte në mbrojtje Olta Xhaçkën. Shpreh indinjatën time që një pjesë e grupit të Bashës nuk kanë pranuar t’i bashkohen padisë për mandatin e Olta Xhaçkës që do ta ridërgojmë në Kushtetuese. Kështu, duke treguar qarte se kush është në favor të drejtësisë me vepra, se me fjalë është e thjeshtë.

Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Merita Bakiu dhe Salaudin Jakupllari, janë bërë bashkëmbrojtës me Edi Ramën, me urdhër të Bashës, ndaj pandëshkueshmërisë së Olta Xhackës.

Fatmirësisht nuk e pengojnë dot dërgimin e kësaj çështje në Kushtetuese, do të ndiqet një tjetër rrugë dhe e gjithë kjo mbrojtje i shkoi kot, sepse nuk pengojnë dot opozitën ti shkojnë deri në fund kauzave të veta", deklaroi Bardhi.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI